Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

945 euro në çantë, mbi 9 mijë euro në shtëpi – aktakuzë për narkotikë në Gjakovë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 16:40
945 euro në çantë, mbi 9 mijë euro në shtëpi – aktakuzë për narkotikë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj E.K., i dyshuar për posedim dhe shitblerje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, policia i gjeti fillimisht 945 euro dhe 2 mijë lekë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u sekuestruan edhe 9,990 euro, 10 franga zvicerane, 187.41 gram marihuanë, 4.56 gram kokainë dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe shpërndarjen e drogës.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet E.K. Sipas aktakuzës ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet E.K., më datë 12 shtator 2025 rreth orës 20:15 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa i pandehuri ishte duke lëvizur përgjatë rrugës së lartcekur me motoçikletën e tipit Honda, pas ndaljes së tij nga Policia e Kosovës, në çantën e tij janë gjetur nëntë (9) qese plastike me substancë narkotike me peshë prej 12.82 gram si dhe shuma e parave prej 945 euro dhe 2000 lek”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

“Më pas është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar para në shumë prej 9990 €uro dhe 10 franga zvicerane, disa qese najloni të mbushur me substancë në formë bari dhe pluhuri, katër (4) peshore digjitale, disa qese të zbrazëta najloni, gërshërë, thikë dhe një (1) lugë e vogël, të cilat kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike”.

“Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzik (AKF) është konstatuar se substancat e sekuestruar narkotike përmbanin 187.41 gram marihuanë si dhe 4.56 gram kokainë. Me këto veprime, sipas aktakuzës, i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë”, thuhet në komunikatë për media

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria dhe Policia nisin aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna

Prokuroria dhe Policia nisin aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna

21:13
Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

14:14
5 të arrestuar dhe mbi 37 kg narkotikë të kapur, Prokuroria, Policia dhe AKI shpalosin detajet e fundit nga aksioni  i fundit

5 të arrestuar dhe mbi 37 kg narkotikë të kapur, Prokuroria, Policia dhe AKI shpalosin detajet e fundit nga aksioni i fundit

13:50

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi
  • 11:53Shiroka-Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës
  • 11:52Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 11:30Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës
  • 11:28Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka përzënë nga zyra, prokurori tash s’paku na priti siç duhet- 10 vite pas kurrë s’pati as largim as asgjë