Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

9 milionë turistë deri në gusht në Shqiperi, më shumë se një e treta ishin nga Kosova

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 17:01
9 milionë turistë deri në gusht në Shqiperi, më shumë se një e treta ishin nga Kosova

Shqipërinë e vizituan rreth 9 milionë turistë deri në gusht.

Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 500 mijë apo 10 për qind më tepër të huaj.

Vetëm gjatë gushtit në vend hynë gati 2.4 milionë të huaj, rreth 200 mijë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Kjo është “rënia” e komentuar gabimisht, ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj që nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë. Përkundrazi, ka një rritje e cila nuk është një rritje e madhe, për shkak se ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ashtu sikundër ka rritje edhe Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe padyshim edhe Greqia”, tha kryeministri, raporton A2 CNN.

Më shumë se 1 e treta e turistëve që erdhën deri në gusht ishin shqiptarë të Kosovës. Nga shteti tjetër shqipfolës hynë plotë 3.4 milionë pushues. Italianët renditen të dytët me 904 mijë turistë deri në gusht, ndjekur nga pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania, Anglia, Franca dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Janë flukse që tregojnë konsolidim të tregjeve tradicionale, përfshirë edhe vizitorët nga Kosova, që përkundër debateve shterpë të verës, vijojnë të jenë besnikë gjithëvjetorë të turizmit shqiptar, edhe gushti tregoi një rritje të lehtë krahasuar edhe me vitin 2024 apo tregje të tjera si Italia, që është kthyer në tregun e dytë më të madh të vizitorëve në Shqipëri”, tha ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Infrastruktura rrugore dhe ajo aereo-portuale ka dhënë kontribut të konsiderueshëm të këtë ecuri të turizmit. “Duke pasur parasysh edhe të gjithë suksesin që ka pasur autostrada nga Thumana deri në Kashar me një përdorim shumë të lartë. Sigurisht Aviacioni Civil mbetet një nga elementët kryesorë të mbështetjes së turizmit në vendin tonë”, tha zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Një pjesë e konsiderueshme e turistëve të huaj që hynë në Shqipëri deri në gusht u tërhoqën edhe nga historia e vendit duke shtuar vizitat veçanërisht në sitet arkeologjike.

“Vetëm sitet kulturore – kalatë, muzetë, parqet arkeologjike – deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milionë turistë, ose 58% më shumë sesa viti 2023! Të ardhurat, si rezultat edhe i mirëadministrimit janë rritur me 84% nga viti 2023!”, tha Blendi Gonxhja, ministër i MEKI.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të ecurisë së turizmit deri në gusht, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat edhe për administrimin e disa prej plazheve të vendit. “Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”. Kështu u shpreh ai duke e cilësuar si një palzh të dhunuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimit.

turist

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta
  • 14:47Parlamenti Studentor: Më 21 shtator marsh paqësor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 14:36“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë të hënën
  • 14:18Kurti vizitoi shkollën në Bronx, aplikohet programi akademik dygjuhësh anglisht-shqip
  • 14:17Sherifi: Protestat shprehin revoltën, institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!