Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 22:33
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguar se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Syla bëri të ditur se pacientja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe më pas është dërguar në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë.

Ai poashtu theksoi për Klankosova.tv se pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacientja do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

“Pacientja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është dërguar në sallën e operacionit nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë. Pas trajtimit do të vazhdojë mjekimin në kujdes intensiv”, ka deklaruar Syla.

Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila konfirmoi se aksidenti ka ndodhur mes një kombi dhe një këmbësore.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Ramadani”- Katana në Mitrovicë është raportuar një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku të përfshire në aksident është një automjet transportues dhe një këmbësorë, viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal Mitrovicë Jugu ku pas marrjes se trajtimit, është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Pllana

Qkujqkuk

Më shumë nga Lajme

  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:34Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih