Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” - të mërkurën në Jezerc

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 14:29
“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” - të mërkurën në Jezerc

Aktivitet për nder të mbështetjes ndaj krervëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, këtë të mërkurë do të mbahet në Jezerc nga ora 19:00.

Kështu ka njoftuar ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja, i cili kërkoi nga qytetarët "të mblidhemi së bashku për të evokuar kujtimet e luftës, sakrificën dhe rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës".

Njoftimi i plotë nga Shukri Buja:

Të nderuara familje të dëshmorëve,

bashkëluftëtarë të nderuar të Zonës Operative të Nerodimës!

Pas takimit me kryetarët e OVL-UÇK-së të Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtimes dhe Shtërpcës, dhe në dakordim me platformën “Liria ka Emër”, ju ftojmë në një tubim të përbashkët, i cili zhvillohet në kuadër të aktiviteteve:

“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”

Tubimi do të mbahet më 9 shtator 2026, në Jezerc, te shkolla, nga ora 19:00.

Të mblidhemi së bashku për të evokuar kujtimet e luftës, sakrificën dhe rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës.

Do të mblidhemi rreth një zjarri të ndezur, i cili simbolizon zjarrin e luftës për liri ,atë zjarr që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që sot na kujton sakrificën e dëshmorëve dhe amanetin e tyre.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të jemi bashkë.

Për kujtimin e atyre që ranë.

Për nderin e luftës sonë.

Për të vërtetën.

Për drejtësinë.

Për bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët e Zonës Operative të Nerodimës që t’i bashkohen këtij takimi.

Me respekt,

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës

Shukri Buja


zonazjarreluftë

Të ngjashme

Ish-luftëtarët e Dukagjinit nesër bëhen bashkë në Gllogjan: 7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi

Ish-luftëtarët e Dukagjinit nesër bëhen bashkë në Gllogjan: 7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi

12:08

Më shumë nga Lajme

  • 15:16U.D. Presidentja Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Francës në Kosovë
  • 15:03Rama: Ndihma e Gjermanisë dështoi për “Pastrimin”, nuk e nënshkroi Hekuran Murati
  • 14:58IKShPK: 158 raste me fruth, mbi 95% të pavaksinuar
  • 14:55Rasti që tronditi botën: Nëna dyshohet se vrau tre fëmijët e mitur
  • 14:49Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga ana e Gjestit