Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

7-vjeçari u përplas për vdekje nga vetura, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 11:39
7-vjeçari u përplas për vdekje nga vetura, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo

Policia ka shoqëruar regjisorin e njohur Petri Bozo në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan.

A2Cnn raporton se Bozo ka qenë në drejtimin e automjetit që përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar. I ndjeri ishte duke kaluar rrugën bashkë me të ëmën.

Për një moment ai i është shkëputur nga duart nënës dhe është goditur nga makina. Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi sot policia.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar