Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

7 raste të vrasjes në nivel vendi gjatë vitit 2026

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 19:30
7 raste të vrasjes në nivel vendi gjatë vitit 2026

Një person ka mbetur i vdekur në Prishtinë si pasojë e një vrasjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”, ndërsa autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, mirëpo si po i sheh njohësi i sigurisë këto vrasje.

E një rast i tillë si ky i fundit ka ndodhur edhe në Mitrovicën e Jugut mëngjesin e sotëm.

Sipas Policisë së Kosovës vetëm nga Janari e deri në Maj të këtij viti janë regjistruar 7 vrasje.

Mirëpo si e sheh reagimin institucional ndaj këtyre rasteve ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi?

Tash brenda 24 orëve i kemi dy raste shumë të rënda, ky në Prishtinë dhe ai në Mitrovicë. Dhe normalisht se shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm, është shumë me vend dhe kërkojnë nga institucionet për zbatimin e ligjit që të ndërmarrin diçka më tepër në parandalimin e këtyre e këtyre rasteve dhe t’i kushtojnë rëndësi shumë. Nëse tash thuhet në raportin e policisë se personi i cili mbrëmë i ka ndodhë rasti për policinë ka qenë i njohur në raste të tilla, atëherë policia është dashur që atë territor ku ai person është sjellë, ta mbulojë më shpesh përmes patrullave të kombinuara me patrulla të uniformuara apo edhe me rroba me civile”, thekson Maliqi.

Ndërsa për rritjen e dhunës dhe faktorët që po ndikojnë në shoqëri ka treguar sociologu Genc Xërxa, raporton Teve1.

“Kohëve të fundit kemi një shpërfaqje dhe rritje të mos durimit dhe tolerancës sociale pra kolektive mes vete, ku kjo gjuha e ashpër qoftë edhe nga vijat me të larta të pushtetit po përcillet poshtë edhe nga politika këto mund ti vërejmë edhe ne adresimet e ndryshme politike pastaj edhe rrjetet sociale që po ndikojnë tek masa e pastaj kjo po shfaqet në një lloj norme apo kulturë që kjo gjuhë e ashpër po përcillet me dhunë e pastaj i kemi edhe problemet e tjera socioekonomike e pastaj edhe gjendja psikologjike që në disa raste mund të jetë patologjike ose edhe nën ndikim të substancave”shprehet Xërxa.

Ndërsa gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 19 raste te vrasjeve të të gjitha llojeve.

vrasje

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë