Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

7 raste dhune në familje të raportuara brenda 24-orëve

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 09:26
7 raste dhune në familje të raportuara brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë datave 16 dhe 17 shtator 2025 në disa qytete të vendit.

Në Prishtinë më 17 shtator, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Të dyja palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, të njëjtën ditë në orën 21:30, është arrestuar një burrë kosovar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, policia ka regjistruar dy raste. Në orën 10:00 është arrestuar një burrë që kishte kanosur vëllanë e tij, ndërsa në orën 14:00 një tjetër burrë u arrestua pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten. Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Deçan, një burrë raportoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar nga djali i tyre. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, janë shënuar dy incidente. Një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, më 16 shtator, duke marrë trajtim mjekësor, por nuk ka pasur arrestime. Ndërsa më 17 shtator, një burrë nën ndikim të alkoolit është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Policia thekson se të gjitha rastet janë nën hetime dhe janë trajtuar sipas vendimeve të prokurorëve kompetentë.

Dhune

Më shumë nga Lajme

  • 16:01Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash
  • 15:51Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje
  • 15:37Aksident i tmerrshëm gjatë garave ilegale në Prishtinë
  • 15:30Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia ua ndalon vozitjen deri në 9 muaj
  • 15:06Arrestohet një i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë