Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK me fushatë të veçantë, publikon video me AI: Çmime më të ulëta, shporta plot – voto Bedri Hamzën

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 18:12
PDK me fushatë të veçantë, publikon video me AI: Çmime më të ulëta, shporta plot – voto Bedri Hamzën

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e parë, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës për uljen e çmimeve, me synim që qytetarët të kenë më shumë para në dispozicion për blerjen e produkteve bazike.

Në video shfaqet një burrë me fëmijën e tij, i shoqëruar me mbishkrimin: “Çmime më të ulëta, shporta plot. Voto Bedri Hamzën.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

VIDEO

bedri hamzaPDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë
  • 11:33Sindikata për bllokimin e minatorëve: Situata alarmante, duhen veprime urgjente në Trepçë
  • 11:28Rizvanolli publikon foto me minatorët që u bllokuan dje në minierë, falënderon ata që ‘‘kontribuuan në përballim të situatës’’
  • 10:37Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot
  • 10:37Bllokimi i minatorëve, reagon Trepça: U ndal rryma, 54 minatorë dolën përmes shkallëve, 9 pas rikthimit të energjisë