Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Clark dhe Hill në Speciale, Reeker: Ishin thellë të përfshirë, do t’i mundësojnë mbrojtjes argumente të forta

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 19:15
Clark dhe Hill në Speciale, Reeker: Ishin thellë të përfshirë, do t’i mundësojnë mbrojtjes argumente të forta

Diplomati amerikan, Philip Reeker, në një intervistë të fundit ka folur edhe për procesin e gjykimit në Hagë dhe për dëshminë që kanë dhënë atje ish-gjenerali Wesley Clark dhe ish-ambasadori, Christopher Hill.

Reeker ka thënë se fakti që Clark dhe Hill kanë shkuar për të dëshmuar si dëshmitarë të mbrojtjes paraqet një hap shumë të rëndësishëm dhe sipas tij, dëshmitë e tyre do t’i mundësojnë mbrojtejs argumente të forta kundër akuzave që bëhen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Ky është një proces ligjor që është në vazhdim. Unë besoj se dëshmia e tyre, duke pasur parasysh se ata ishin zyrtarë të lartë që ishin thellësisht të përfshirë në atë kohë në atë që po ndodhte midis Serbisë dhe Kosovës gjatë luftës, do të shihet si një hap i rëndësishëm. Fakti që ata u ftuan dhe pranuan të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes, mendoj se do t’i mundësojë mbrojtjes të paraqesë argumente të forta në lidhje me akuzat në këtë rast”, ka thënë Reeker.

“Siç e kuptoj unë, aktakuza ka të bëjë me përgjegjësinë komanduese të Hashim Thaçit gjatë asaj periudhe, dhe besoj se si Gjenerali Clark ashtu edhe Ambasadori Hill do të kenë njohuri të thella mbi atë që po ndodhte në të vërtetë, mbi strukturën e UÇK-së në atë kohë – para, gjatë dhe pas negociatave të Rambujesë”.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se ata do të sjellin pikëpamje të forta, të bazuara në fakte, dhe mund të ndihmojnë procesin. Duke parë përpara, mendoj se është koha e duhur që procesi të ecë përpara. Këta individë janë të ndaluar, jetët e tyre janë pezulluar dhe janë shkatërruar. Familjet e tyre janë prekur gjithashtu nga një proces që ka vazhduar për kaq shumë kohë. Prandaj, shpresoj që gjërat do të përparojnë më shpejt.”, ka shtuar ai për Kosovo Online.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 19:05Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu
  • 19:05Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës
  • 18:47Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
  • 18:30Abdixhiku: Ju kanë mashtruar për ligjin, ne ua kemi thënë këtë
  • 18:29Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç