Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ishin në detyrë kur ndodhi aksidenti”, KQZ deklarohet për pesë anëtarët e lënduar në Ferizaj: 4 janë në gjendje të rëndë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 13:07
“Ishin në detyrë kur ndodhi aksidenti”, KQZ deklarohet për pesë anëtarët e lënduar në Ferizaj: 4 janë në gjendje të rëndë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me njoftim lidhur me aksidentin e rëndë në Ferizaj ku u përfshinë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në këtë komunë, raporton GazetaDemos.

KQZ thotë se aksidenti ndodhi teksa të njëjtit ishin në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.

“Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, rekomandojmë të kontaktohen institucionet shëndetësore përkatëse”, thuhet në njoftim.

KQZ gjithashtu vlerësoi lart punën e pesë zyrtarëve të lënduar, për të cilët tha se ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt.

“Në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre:, thuhet ndër tjera.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar
  • 15:39Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
  • 15:11Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit
  • 14:40“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – “Profa” i VV-së flet në Kuvend me ChatGPT
  • 14:26Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!