Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Sot e kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së”- Thënja e Rexhep Selimit në Hagë që aktualizohet pas mosvotimit të Donika Gërvallës nga Shqipe Selimi

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 13:36
“Sot e kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së”- Thënja e Rexhep Selimit në Hagë që aktualizohet pas mosvotimit të Donika Gërvallës nga Shqipe Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit, shkruan GAZETADEMOS.

Arsyet e mos-votimit i tregoi vet deputetja ku tha se kjo ka të bëjë me një postim të Gërvallës të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020.

Në këtë postim Gërvalla e quante Rexhep Selimin ““Figurat e botës së krimit”.

Por ja se çka kishte deklaruar Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në Speciale për ludtën e UÇK-së.

“E di që ndoshta këtu nuk është moment e as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, duke e ditur se këtë gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Dua të theksoj se unë si deputet I atij kuvendi e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate jo si shprehje kundër drejtësisë, por përkundrazi donim që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovë. Më lejoni t’u kujtoj se pasi që Kosova shpalli pavarësinë Serbia e pati paditur në Gjykatën Ndërkombëtarë lidhur me pretendimet për shpalljen e pavarësisë vendimi i asaj gjykate ishte në favor të Kosovës dhe i dha legjitimet pavarësisë së Kosovës. Vetëm pak muaj më vonë, Serbia përmes senatorit Dick Marty nxorën një raport si kundërpeshë ndaj vendimi të kësaj gjykate dhe ndaj pavarësisë së legjitimuar të Kosovës, prandaj mendoj se s’duhet të ngrihej një gjykatë me synime anti-shqiptare dhe anti-Kosovë.

Kjo gjykatë është një fakt dhe këtu s’jam si deputet që e kam kundërshtuar, por jam si luftëtarë i UCK-së dhe një nga themeluesit e saj, përballë një aktakuze të ngritur nga prokuroria dhe të konfirmuar nga ju, I vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj çështje. Rolet këtu i keni të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se poashtu qëllimi i të gjithë neve do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta. E pash aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë, ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze e mbi të gjitha shumë e padrejtë, e pasaktë e padrejtë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit dhe shtetit prej nga vi unë. Ky proces do të dëshmojë se ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, luftë e drejtë e çlirimtare, me qëllime të drejta e fisnike, bëmë një luftë të pastër e të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi. Secili që ka dyshime do të bindet se as unë e as UÇK, s’kemi të bëjmë asgjë me krime e as me ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi padrejtësisht në këtë aktakuzë. Po unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj që i solli vec të këqija vendit. Vrasje, dëbime, dhunë, shfarosje e spastrim etnik e gjenocid ka bërë Serbia në Kosovë. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar, unë jam vec një çlirimtar. Që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Clark e NATO-n. Sot e kam për detyrë e nder të jem në anën e UÇK-së dhe të aleatëve të kësaj ushtrie, kjo më takon ta bëj dhe do ta bëj. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë mbi të gjithë neve ktu, edhe të prokurorisë. E juaja është e do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces gjyqësorë”- tha Selimi para Gjykatës në Hagë.

Rexhep Selimi

Më shumë nga Lajme

  • 10:47Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë zjarri
  • 10:45Shpërthimi në Gjilan, 40-vjeçari i plagosur vazhdon të jetë në gjendje të rëndë - mjekët japin detaje
  • 10:44Formohet Komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandateve - Kuvendi shkon në pauzë
  • 10:35Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK-së pas gati gjashtë viteve
  • 10:29Nis seanca, pritet konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës