Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

62-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, prangoset nga Policia

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 11:23
62-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, prangoset nga Policia

Një 62-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë nga flakët rreth 15 hektarë sipërfaqe.

Në pranga ka përfunduar Anton Deda, 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, në Njësinë Administrative Rrëshen.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pas një pune gjurmuese 48-orëshe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen në terren me ndihmën e pajisjeve dron.

Në momentin e arrestimit, Deda dyshohet se sapo kishte ndezur një tjetër vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.

Nga hetimet paraprake është dokumentuar se gjatë ditëve të mëparshme, 62-vjeçari dyshohet se kishte ndezur edhe pesë vatra të tjera zjarri, duke e çuar në gjashtë numrin total të vatrave për të cilat dyshohet.

Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.

Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave.

Anton Deda akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Nga verifikimet e kryera, Policia ka konstatuar se 62-vjeçari ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.


ndezur62-vjeçarizjarr

Të ngjashme

Zjarr në Butovc të Prishtinës, zjarrfikësit nisen për intervenim

Zjarr në Butovc të Prishtinës, zjarrfikësit nisen për intervenim

15:39

Më shumë nga Lajme

  • 17:44Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vlorë
  • 17:3416 shtatori, Murati: Kosova nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj date
  • 17:29Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
  • 17:28​Konferencat e përditshme për media të partive, a po sjellin diçka të re për qytetarët?
  • 17:24Shqipëri: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve