Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

56 aksidente javën e kaluar në rajonin e Ferizajt: Një i vdekur dhe 29 të lënduar

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 11:23
56 aksidente javën e kaluar në rajonin e Ferizajt: Një i vdekur dhe 29 të lënduar

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1mijë e 421 gjoba dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 56 aksidente, ku një person ka vdekur e 29 janë lënduar.

Komunikata e plotë:

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 22-28.12.2025, janë shqiptuar 1.421 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente, nga të cilat:

– 1 aksident fatal, ku ka mbetur 1 person i vdekur

– 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona

– 33 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Më shumë nga Lajme

  • 15:05LDK lëshon sallën, Haxhiu insiston të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK’së
  • 15:03LDK: Të zgjidhet nënkryetari i dytë, s'popozojmë para PDK-së
  • 15:00Vazhdon seanca: Haxhiu fton PDK-në të shkojë në sallë
  • 14:58Osmani: Ne nuk kemi faj
  • 14:56Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë