Një fëmijë 5-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorë, shkruan Euronews.al

Sipas mjekëve, fëmija ka marrë dëmtime të shumta nga rënia dhe është paraqitur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.