Kandidati i AAK-së për deputet, Dr. Arber Tolaj, ka theksuar se bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e inflacionit të lartë dhe mungesës së mbështetjes institucionale.
Sipas Tolajt, prodhuesit dhe bizneset kosovare po lihen të vetme përballë konkurrencës së pabarabartë, ndërsa mungojnë stimujt ekonomikë, grantet e mjaftueshme dhe politikat mbrojtëse për produktet vendore.
I plotë:
Bizneset tona vendore po lihen të vetme përballë inflacionit të lartë dhe konkurrencës së pabarabartë.
Nuk ka stimulim, nuk ka grante të mjaftueshme dhe nuk ka mbrojtje reale për produktet tona vendore.
