Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja është pritur nga qindra banorë në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë, ku mori përkrahje të jashtëzakonshme.
Buja iu premtoi se në këto fshatra do të ketë rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë nxënësit, si dhe transport falas për çdo nxënës të shkollave të mesme.
