Sot është shënuar 39 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi.
Miq e familjarë në Arbanë të Prizrenit, kanë bërë homazhe tek varrit duke nderuar veprën e tij.
Më 3 shtator të vitit 1987, në dalje të kazermës së Paraqinit në Serbi, ka vdekurs ushtari shqiptar nga Karaçica e Drenicës, Aziz Kelmendi.
Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë.
Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të kundërta. Versioni zyrtar i eprorëve të Armatës së Jugosllave, i politikës zyrtare dhe i komunistëve të Kosovës, deklaronte se i riu Aziz Kemendi ishte i indoktrinuar me nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar dhe kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë e pak më vonë e kishte vrarë edhe vetën.



