Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

36-vjeçari terrorizon Vlorën, djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 14:52
36-vjeçari terrorizon Vlorën, djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj, dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në ajër.

Sipas informacioneve paraprake, situata është përshkallëzuar pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja. Fillimisht, ai ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, ndërsa më pas i ka vënë flakën mjetit.

Pas incidentit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, raporton Top Channel .

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 18:5447-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Mal të Zi
  • 18:43Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
  • 18:22Berisha: Majko ia kërkoi Ramës dorëheqjen
  • 18:13Sveçla mirëpret aksionin “Heshtja”: Gjashtë të arrestuar dhe 1.6 kilogramë kokainë të sekuestruar
  • 17:55Një tjetër aktgjykim për Thaçin në Hagë: Çka kërkon Prokuroria, çka kundërshton mbrojtja dhe çka pritet të martën?