Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 10:05
359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka deklaruar se, sipas të dhënave zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2026 janë lidhur gjithsej 2 mijë e 913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.

Sipas saj, 1 mijë e 706 prej këtyre kontratave janë lidhur për herë të parë, në vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, me vlerë prej 55 milionë eurosh.

“N𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 k𝐚𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝟐𝟗𝟏𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟑𝟓𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡. Prej tyre, 1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dashur qytetarë, Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore”, thuhet në njoftim.

Bajrami ka përmendur si shembull dallimet në çmimin e blerjes së peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës. Sipas saj, Podujeva e ka blerë peletin për 520 euro për ton përmes një kontrate të negociuar, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani për 380 euro për ton përmes një tenderi të hapur.

Ajo ka theksuar se dallimi është 140 euro për ton dhe ka kërkuar që këto kontrata të hetohen.

“Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton. Dallimi në çmim 140 euro/ton.Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit. Përgjegjësi!”, shkroi Bajrami.

milionëprejnjëburimore

Të ngjashme

Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit

Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit

21:17

Më shumë nga Lajme

  • 10:47Lirinë që e fituam me gjak e sakrifica po na e mohojnë çarqet pansllaviste dhe kolaboracionistet e tyre
  • 10:30Zgjedhjet në Serbi nisin me tensione- Rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë
  • 10:20Shqiptarët e Luginës synojnë tre vende në parlamentin e Serbisë, Kosova iu bëri thirrje që të dalin masivisht në zgjedhje
  • 10:14Aksidentohet një veturë e policisë, dy policë pesojnë lendimë
  • 09:55Pamje nga një qendër  në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen