Me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit, k ryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe .

“Para 28 viteve, Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë. Por ndodhi pikërisht e kundërta. Familja Haradinaj, së bashku me luftëtarët tjerë të lirisë, me kontributin e tyre e çanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet dhe as nuk thyhet. Sot nderojmë Gazmend Mehmetajn, Agron Mehmetajn dhe Him Haradinajn. Kujtojmë dhimbjen e familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës, sikurse edhe lartësojmë veprën e tyre sublime. Sot këtu, i falënderohemi me përulësi secilit dhe secilës ushtare të lirisë që me kontributin e tyre e çliruan vendin tonë dhe bënë që sot ne të jetojmë të lirë në një shtet të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi martirëve”, tha ajo.