Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

28 vjet nga rënia e Përparim Krasniqit, Gani Nuha rrëfen kujtimet e fundit me heroin: Më ka marrë malli për Ty, Heroi jem

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 19:47
28 vjet nga rënia e Përparim Krasniqit, Gani Nuhiu rrëfen kujtimet e fundit me heroin: Më ka marrë malli për Ty, Heroi jem

Në 28-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Përparim Krasniqi, Gani Nuha ka ndarë një rrëfim të gjatë për kujtimet dhe momentet e fundit që kishte kaluar me të.

Nuha tregon se Përparimin e kishte takuar në Bajram Curr dhe se kishin udhëtuar bashkë disa herë drejt Kosovës.

Sipas tij, në atë kohë Përparimi po priste armatim që vinte nga Amerika dhe gjatë bisedave i tregonte për planet e tij për t’u futur në Kosovë dhe për t’iu bashkuar luftës.

Rrëfimi i tij:

Më ka marrë malli për Ty, Heroi jem

Përparimin Krasniqin e kisha taku në Bajram Curr dhe kohë pas kohe kisha udhëtu me të për Kosovë. Kësaj here ai kishte nejt ma gjatë në Bajram Curr se po priste do armë që vinin prej Amerikës

Kishim bisedu gjatë për gjithçka. Ishte brumosë mirë me atë që ia kishte mësu e shpjegu Heroi i Kosovës, Adriani, vëlla e shok i një qëllimi. Më tregonte për Kodrën e Vranocit, për vendet kah do të kalonte kur t’i çonte ato armë, çka do të bante e qysh do të luftonte me to

E shihshe në sy që nuk ishte tu folë veç me fjalë. Ai e kishte nda mendjen dhe pikërisht më 10.09.1998 ishim përgatitë bashkë me shokët e idealit që duhej gjallë a vdekë me ju dalë shokëve në ndihmë

Unë pikërisht në këtë ditë kisha një takim shumë të rëndësishëm me eprorë nga Shqipëria dhe Kosova. Po planifikonim me futë një togë prej 20 ushtarësh mrena kufinit në pjesën e Kosovës

Takimi kishte për qëllim koordinimin e veprimeve të togut, ndarjen e detyrave, përbërjen e njësive, llojin e armatimit, komunikimin dhe ndërlidhjen, sigurinë, lëvizjet dhe furnizimin si dhe planin rezervë

Por fatkeqësisht plani ynë mbeti pa u realizu. Nga eprorët u informova se Dukagjini ishte në prag të rënies. Pavarësisht insistimit tim plani dështoi dhe me urgjencë u kthyem në shtabin e Bajram Currit për t’i ndalë ushtarët që ishin nisë për Kosovë për t’u dalë në ndihmë shokëve në Dukagjin

Edhe këtu dështova sepse ata kishin shku shumë larg dhe radiolidhjet që kishim nuk mundeshin me u lidhë me ta për me u tregu se plani duhej me ndryshu pasi Dukagjini pothuajse kishte ra dhe mundësia për t’u lidhë me pjesën tjetër të ushtarëve ishte pothuajse e pamundun

E mora Ramushin në telefon dhe e pyeta

Ku jeni

M’u përgjigj shkurt

Aty ku duhet me qenë

Biseda ishte e shkurtë po e qartë, kemi nevojë për armatim dhe ushtarë. Ne veçse e kishim të planifikuar që mrena tri ditësh me nisë një grup të mirëarmatosun me ushtarët ma të zotë për t’u dalë në ndihmë luftëtarëve të Dukagjinit

Përparim Krasniqi Shabani, Xhevdet Duka, Florim Krasniqi Fuli, Rasim Mazrrekaj, Haxhi Krasniqi, Ilir Shoshi dhe Bislim Isufaj veçse ishin nisë për Kosovë nga drejtimi i Zogajve të Tropojës drejt Dukagjinit

Isha shumë i brengosun për situatën që kishte rrjedhë brenda disa orësh dhe nuk arrita të lidhesha me njësitin që ishte nisë në rrugë derisa u kthye Besnik Krasniqi i cili i kishte përcjellë deri te Mahalla e Epërme në Zogaj të Tropojës dhe me informoj pr rrjedhen e situates.

Atë natë për fatin tem kisha fjetë në dhomën e Pritjesë. Ishte diku rreth orës katër të mëngjesit kur ra telefoni. E hapa me frikë sepse në ato kohë telefoni nuk bjen haber të mirë.

Alo jam Fuli

Po Fuli

Përparimi ka vdekë, jemi në Spitalin e Bajram Currit

Mbeta i shtangum

S’thashë asnjë fjalë, as sot nuk e di qysh e mbylla telefonin pa thanë asnjë fjalë. U çova dhe shkova te dhoma e xhaxhit Besnik

Xhaxhë s’di a jam në andërr a në zhgjandërr po kështu po duket se ka ndodhë

Shkuem në spital, ehh atë pamje more Zot nuk e harroj kurrë sa të jem gjallë

Përparimi i shtrimë në atë krevat në atë dhomë të spitalit, zemra m’u ça në dysh

E përqafova Fulin, as ai as unë nuk mujshim me u përmbajtë

Në atë orë e mora në telefon Ilir Krasniqin djalin e axhës së Përparimit dhe vëllain e Adrian Krasniqit. Ishte një moment shumë i vështirë për mua ndër ma të vështirët që kam pasë me jet me ia kumtu lajmin e kobshm.

Për disa minuta nuk tha asnjë fjalë

E luta me e marrë në telefon Lecin Florim Krasniqin i cili ishte në Amerikë. Por ai nuk e pat forcën me ia dhanë lajmin e hidhur

Kështu që u detyrova prap unë me e marrë në telefon Florin dhe me i tregu për rastin

Dhe në atë moment pasuan disa sekonda heshtjeje që m’u dukën të gjata sa një jetë

E sot mbas 28 vjetësh kur e kujtoj Përparimin më dalin para syve buzëqeshja e tij shakatë këshillat bisedat udhëtimet, më kujtohet ai djalë i ri që mezi priste me u kthy në Kosovë, mezi priste me i marrë armët, mezi priste me dalë në luftë. Ai u nis me gëzim për me luftu për Kosovën por nuk pati fat me e pa Kosoven t lir, ndoshta vdekja padrejt`sisht e mori shumë herët

Përparim shoku jem, 28 vjet kalun po ti për mue je qysh ishe atëherë i ri i qeshun plot jetë plot fjalë e plot shpresë, sot kur flasim për ata që ranë për Kosovën unë nuk po flas për një emën në një pllakë por flas për shokun tem për njeriun që e kam taku me të cilin kam udhëtu kam qeshë e kam bisedu prandaj dhimbja asht ndryshe, koha i merr vitet po nuk i merr shokët prej zemrës

Përparim, sot veç një fjalë mundem me ta thanë

Më ka marrë malli për Ty Heroi jem

kishtenuhiuheroi

Të ngjashme

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

19:26
E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, drejtësia italiane rihap rastin

E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, drejtësia italiane rihap rastin

12:23
Arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

Arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

09:51

Më shumë nga Lajme

  • 22:35“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain
  • 22:28Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe 1 trotinet
  • 21:24Marshi për Liri - Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë
  • 21:11Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
  • 20:58Kryetari i Bashkësisë Islame në Deçan përkrah marshin për çlirimtarët: Përtej dallimeve politike, le të jemi bashkë për drejtësi