Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 09:51
Arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

Një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq është arrestuar pasi nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për një grua që u gjet pa shenja jete e vdekjen e të cilës e kishte konfirmuar ai vetë.

Policia tha se me datën 09.09.2026, rreth orës 10:50,  përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në rrugën “Dositej Obradoviq” në Leposaviq dyshohej për një rast të vdekjes së dyshimtë.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me familjarët e viktimës, M.M., e lindur në vitin 1997, të cilët kanë deklaruar se viktimën e kishin gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00”.

Për mjekun kujdestar, policia tha se kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës, mirëpo për rastin Policia nuk ishte njoftuar nga stafi mjekësor.

“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit rajonalë kanë pranuar informacione se viktima kishte pasur probleme psikike dhe se kishte përdorur medikamente kundër depresionit. Lidhur me rrethanat e rastit dhe detyrimin për njoftimin e Policisë, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq, për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale””.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar që çdo rast të dyshimtë ta trajtojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në bashkëpunim me organet kompetente”.


leposaviqvdekjenkishte

Të ngjashme

Humb jetën 35-vjeçari shqiptar, u gjet me duar të lidhura brenda një veture

Humb jetën 35-vjeçari shqiptar, u gjet me duar të lidhura brenda një veture

15:21

Më shumë nga Lajme

  • 10:32Vdes një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë - SHKK japin detaje
  • 10:28Vazhdon gjykimi ndaj Ana Bërnabiqit sipas padisë së Momçillo Trajkoviqit
  • 10:19Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia
  • 09:21Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative
  • 09:12Ia grabitën një orë dore një personi në Gjilan, Policia arreston tre të dyshuar