Kandidati për deputet nga Malisheva, Dardan Krasniqi, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke prezantuar rrugëtimin e tij jetësor e kombëtar.

Krasniqi ka theksuar lidhjen e tij me vendlindjen, kujtimet nga fëmijëria pranë lumit Mirusha dhe Ujvarave të Mirushës, si dhe angazhimin në sport, kulturë dhe luftën çlirimtare.

“Vij para jush jo vetëm si kandidat, por si një djalë i rritur në fushat e Llapushës. Vij nga toka juaj, nga dhimbja juaj, nga kënga juaj dhe nga ëndrra juaj”, ka deklaruar ai.