Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

23-vjeçari sulmon policin në Rahovec dhe tenton të fshehë kokainë – përfundon në pranga

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 08:54
23-vjeçari sulmon policin në Rahovec dhe tenton të fshehë kokainë – përfundon në pranga

Një incident ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Hoçë e Vogël – Rahovec, ku një i ri ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.

Më 19 gusht 2025, rreth orës 16:20, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Golf VI, që drejtohej nga Riza Ruli, rreth 23-vjeçar. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dyshimta, ndërsa në momentin kur policët kanë tentuar ta kontrollojnë, ai është përpjekur të ikë.

Zyrtarët arritën ta ndalojnë, por gjatë rezistencës i dyshuari ka sulmuar njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta në të dy duart. Në përpjekje për të fshehur provat, nga pjesa gjenitale ai ka nxjerrë një paketim me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, të cilin e hodhi në tokë. Substanca është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, ashtu si edhe zyrtarit policor të lënduar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ruli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga NJHTN dhe Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë./Sinjali

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre