Kandidati me numrin 23 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e aleancave ndërkombëtare dhe mbështetjes së Kosovës nga partnerët strategjikë.
Ai ka deklaruar se Kosova nuk ka luks të humbasë kohë apo të krijojë përçarje me miqtë që, siç u shpreh ai, “krahas luftës së lavdishme të UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s, na dhanë lirinë dhe mundësinë për të ecur përpara.
”Partneriteti me miqtë tanë ndërkombëtarë nuk është opsion, është garanci.
Kosova nuk ka luks të humb kohë, as të përçahet me ata që, krah luftës së lavdishme të UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s, na dhanë lirinë dhe shansin me ecë përpara.
Sot na duhet mençuri, jo kokëfortësi.
