Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

192 milionë euro importe nga Serbia në vetëm 10 muaj

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 19:35
192 milionë euro importe nga Serbia në vetëm 10 muaj

“Marrëdhënia e re, e gjithsesi shumë e vjetër, që po na imponohet – ‘Tregtia e Lirë’ midis nesh dhe Serbisë, vendit që nuk na njeh as të drejtën për të ekzistuar – është e dëmshme dhe e gabuar.” Kështu deklaronin nga Vetëvendosje në vitin 2011, teksa rrokulliseshin maunat me mallra serbe në magjistralen Prishtinë–Besianë

Sot, mbi një dekadë më vonë, e njëjta parti që dikur ngrinte barrikada në rrugë, tash e trumpeton si “sukses strategjik” uljen relative në përqindje të importit të energjisë nga Serbia, duke e krahasuar atë me qeveritë paraardhëse.

Megjithatë, pasqyra e plotë e shifrave të importit, ajo që nuk mund të manipulohet me përqindje të izoluara, vulos pamohueshëm dështimin e një prej kauzave më fundemantale të kësaj partie: reciprocitetin ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Të dhënat zyrtare për periudhën janar–tetor 2025 raportojnë një vlerë marramendëse prej 192.8 milionë eurosh import nga Serbia, rikthim i paprecedentë krahasuar me një apo dy vite më parë.

Për të kuptuar përmasën e këtij “pushtimi” të ri tregtar, mjafton të krahasohet e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nëse në janar-tetor 2024 importet ishin dukshëm më të ulëta, viti 2025 tregon një diferencë prej 107 milionë eurosh më shumë.

Kjo rritje nuk është e rastësishme; numrat na u projeksionuan që në pjesën e parë të vitit (janar-maj 2025), kur Dogana e Kosovës raportoi një rritje prej 117% krahasuar me vitin paraprak. Ky trend agresiv ka vazhduar me ritme të frikshme gjatë gjithë vitit, duke e ripozicionuar Serbinë si një faktor dominues në tregjet e Kosovës.

Rikthimi i madh i produkteve serbe – nga “Plazmat” te materialet ndërtimore – nuk ndodhi në vakum. Ajo ka një datë të saktë fillimi: 7 Tetor 2024.

Kjo datë shënon momentin kur ish-Kryeministri Albin Kurti, nën presionin e Procesit të Berlinit dhe kërcënimit për përjashtim nga CEFTA, u dorëzua duke hequr ndalesën e mallrave serbe në pikën kufitare të Merdares.

Që nga ai vendim, barrierat që supozohej të mbronin tregun vendor dhe të forconin shtetësinë përmes reciprocitetit, u harruan, duke i hapur rrugë vërshimit të mallrave nga Serbia.

Për më tepër, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi tregtinë e jashtme (2021-2024) e përgënjeshtrojnë plotësisht narrativën e suksesit ekonomik të shpallur nga Kurti, sipas të cilit Kosova po kalonte në një epokë të re eksportesh nën udhëheqjen e tij.

Deficiti tregtar kumulativ i Kosovës në katër vitet e fundit arrin 19 miliardë euro. Jo thjesht një statistikë, por një përgënjeshtrim brutal i suksesit të shumëtrumbetuar nga kreu i qeverisë.

Bilanci tregtar, që tregon diferencën mes vlerës së produkteve të eksportuara dhe atyre të importuara, pasqyron një trend të frikshëm: me eksportet që ndonëse paten një rritje impresive në vitin 2022, mbeten të zbehta në vitet pasuese. Importet në anën tjetër, u rriten eksponencialisht.

importMerdare

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj