Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, dy ende aktive

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 14:19
18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, dy ende aktive

Shqipëria që prej muajit qershor po përballet me një numër të lartë zjarresh. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat, sipas raportimeve të Euronews Albania, dy janë aktive dhe dy janë nën monitorim.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me dushqe.

Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, është djegur një sipërfaqe rreth 23 hektarë.

Në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është ende i panjohur.

Në vendin e quajtur “Mal Plak”, pjesë e bashkisë së Librazhdit, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore.

26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, ndërsa nga Forcat e Armatosura 60 efektivë dhe dy helikopterë.

Gjatë ditës së diel sa i përket zjarreve në pyje rreziku më i lartë paraqitet në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait