GazetaDemos në muajin prill të këtij viti kishte raportuar për një parregullsi të zyrtarit policorë, Flamur Keka.
Ai atë kohë, i veshur me uniformën zyrtare kishte keqpërdorur detyrën e tij teksa para një diskoteke i ishte “dorëzuar” një vajze, e cila duke mos pasur asnjë të drejtë në sy të tij jo vetëm që e prek por edhe e hap derën e Policisë së Kosovës, me ç’rast nxjerr shoqën e saj nga aty, shkruan GazetaDemos.
VIDEO: https://www.facebook.com/gazetademos/videos/780812516232641
E duket se problemet me ligjin për të nuk kanë të ndalur. I njejti mbrëmë sipas raportimeve është përfshirë në një rrahje me katër persona në një kafeteri në qytetin e Kamenicës.
Sipas raportimeve, polici në fjalë, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe tre persona u përleshën pas një mosmarrëveshje që nisi aty dhe eskaloi në sulm fizik. Si pasojë e goditjeve, të dyshuarit e përfshirë në rrahje pësuan lëndime trupore, për çka u dërguan në Emergjencën e Gjilanit, për trajtim mjekësor, e më pas u shoqëruan në stacion policor.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim me IPK-në, ndaj policit është iniciuar rasti si “lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti është liruar por tashmë për të njejtin kanë nisur hetimet nga Inspektorati Policor i Kosovës.