Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ky do të jetë numri i madh i tifozëve shqiptarë që do ta mbështesin sonte Shqipërinë në Pragë

    07/09/2023 11:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Shqipërisë është gati për duelin e ditës së sotme ndaj Çekisë (ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Evropianit.Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e djeshme seancën stërvitore në ambientet e stadiumit “Fortuna Arena” ku do të zhvillohet ndeshja.

    Në kampin kuqezi mbizotëron klima pozitive, me lojtarët që duken të gjithë gati për të dhënë maksimumin në këtë duel të rëndësishëm për rrugëtimin drejt Evropianit 2024.

    Të drejtuarit e Sylvinhos janë momentalisht në vendin e dytë në grup, duke siguruar 6 pikë nga 3 ndeshjet e para, me një humbje ndaj Polonisë dhe dy fitore ndaj Moldavisë, respektivisht Ishujve Faroe.

    Sipas presidentit të FSHF-së, Armand Duka, sonte në Pragë pritet që në përkrahje të Shqipërisë të jenë së paku 4 mijë shqiptarë.“As sot dhe as më parë nuk kemi superstarë, por mendoj se kemi një skuadër që meriton të jetë pjesë e Euro 2024. E ndihmuar shumë nga gjithë ambienti, nga tifozeria. Edhe në stadium në Pragë, do të kemi mbi 4 mijë shqiptarë që do të mbështetin skuadrën. Ata do e ndihmojnë skuadrën për të arritur atë që të gjithë dëshirojmë”, tha Duka për Supersport.

    Artikuj të ngjashëm

    Për një vëmendje më të madhe në zhvillimin e futbollit për fëmijë

    Lajçaku në GLOBSEC takon ministren e jashtme të Rumanisë, bisedojnë për zhvillimet në Ballkan

    Çekia në zi për viktimat e të shtënave në universitetin e Pragës

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.