Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KQZ nuk do t’i telefonojë më të gjithë aplikuesit jashtë vendit, por do veprojnë në këtë mënyrë

    07/07/2021 13:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin e ri administrativ, i cili përcakton mënyrën se si do të bëhet verifikimi i aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

    KQZ në mbledhjen e mbajtur të mërkurën u bë e ditur se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe do të përfundojë më 18 gusht 2021.

    Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi tha se verifikimi i votuesve jashtë vendit nuk është i nevojshëm të bëhet tek të gjitha rastet, por vetëm tek kategoritë që janë të dyshimta.

    Ai shpjegoi se KQZ do të verifikojë vetëm 2% të aplikuesve të aprovuar me metodën e përzgjedhjes së rastësishme, teksa bëri të ditur se do të verifikohen edhe rastet kur i njëjti numër i telefonit përdoret në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm apo në rastet kur në një adresë elektronike përdoret në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm. Sa i përket kësaj çështjeje, Dushi tha se vendimi ka qenë unanim.

    “Kemi vendosur një çelës që është diku rreth 2 përqind sipas një rastësie për t’u verifikuar. Prandaj rekomandojmë shfuqizimin e këtij vendimi dhe miratimin e udhëzimit administrativ 02/22021 për verifikimin e aplikacioneve për të votuar jashtë Kosovës. Pra, të gjithë qytetarët e Republikës e Kosovës që aplikojnë si votues nga jashtë, nuk do t’i nënshtrohen një verifikimi që është zhvilluar në të kaluarën përmes thirrjeve telefonike nga ana e sekretariatit, por thjesht këtij verifikimi do t’i nënshtrohen vetëm rastet e dyshimta dhe një çelësi prej 2 përqind që është përcaktuar në Udhëzimin administrativ”, tha ai.

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kërkuar futjen e një neni që lejon aplikim ‘online’ të aplikuesve jashtë vendit, porse një gjë e tillë u tha se nuk parashihet me ligj.

    “Propozimi im është që të futet edhe një nen në këtë udhëzim administrativ që e lejon aplikimin elektronik ose ‘online’ të aplikuesve jashtë vendit. Kjo bëhet duke e futur në mënyrë elektronike formularin që e kemi miratuar sot, janë dy formularë… Ne mendojmë se ky është një mjet, mekanizëm që e lehtëson punën deri në një përmasë që ne nuk mund ta marrim me mend. Asnjë nga aplikacionet nuk duhet të shtypet fizikisht, kjo e rrit sigurinë e aplikimit sepse të dhënat kryesore automatikisht përmes sistemit elektronik përputhen me listën e votuesve”, propozoi Kurteshi.

    Kurse kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se futja e votimit elektronik në udhëzim administrativ është në kundërshtim me ligjin dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

    “Na mundemi me e shti në rregullore por jemi në kundërshtim, pika C është në kundërshtim me këtë ligj. Tash, me dasht me e fut aplikimin elektronik me një udhëzim administrativ që kërkon procedurën e brendshme. Nëse ne i ndryshojmë rregullat për aplikuesit jashtë, atëherë jemi duke ndërhyrë në rregullore, çka nuk na lejohet. Udhëzimi administrativ ka të bëjë me neve, nuk mundemi me e tejkalu këtë”, tha ai.

    Kurteshi tha se në këtë rast edhe neni 2 i udhëzimit administrativ do të duhej të ishte i tepërt, pasi i bie se po shkelet ligji. Porse, sipas tij, kjo do të shërbente vetëm për lehtësimin e procedurave për aplikimin e votuesve jashtë vendit.

    Ndërsa drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, njoftoi se kanë vëzhguar Konventën e 3 korrikut të PDK-së dhe se nuk kanë has në ndonjë shkelje.

    Artikuj të ngjashëm

    Shpenzimet e LDK-së për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit

    Sa para shpenzoi PDK-ja përgjatë fushatës zgjedhore?

    KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.