Lajme

Konjufca deklarohet për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

Zëvendëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.

“E sqaroi kryeministri Kurti më shumë se një takim i sinqertë ku qiten emrat në tavolinë ku Partia Demokratike duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mundet të kemi konsensus për ndonjërin prej emrave të tyre, e jo ne ta nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje. Ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen ashtu nëse e propozon një emër i cili më të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen….. Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button