Jurgen Klopp ka folur për kundërshtarin e tyre të së shtunës, Real Madridin, para finales së Champions League.
Sipas gjermanit, “Los Blancos” janë një skuadër me eksperiencë, sidomos në këtë kompeticion, dhe e dinë se si t’u qasen këtyre ndeshjeve.
“Real Madridi është një skuadër me eksperiencë. Ata dinë se si të luajnë në kësolloj ndeshjesh, veçanërisht në finale. Unë madje nuk e di se sa Champions League i kanë fituar Modric, Kroos dhe Casemiro së bashku”, tha Klopp në konferencën për shtyp.
Ndeshja do të luhet të shtunën më fillim nga ora 21:00 në “Stade de France”.