Konkurrenti për çmimin e madh të lojës së Big Brother VIP Albania 4, Jozi është përjashtuar nga gara. Ky vendim erdhi pas ofendimeve raciste kundrejt konkurrentit tjetër Gjesti, të cilit i tha se është “kopil shkine”.
Ky vendim erdhi pas një debati mbrëmë mes dy banorëve, ku Jozi vazhdonte t’ia përsëriste ofendimin.
Rreth kësaj teme, Indriti dëgjohet ta ketë pyetur Gjestin nëse i kërkoi falje Jozi.
Gjesti mohoi një veprim të tillë duke thënë: Mos më kërko falje vllacko, vec atë fjalë nuk bën me thënë. Ajo fjalë është shumë e keqe. Qajo fjalë më dhimti diqysh. Edhe kopil, edhe shkau, dyjat i përziti.
Teksa Indriti ia ktheu duke i thënë: I kam fol, s’kam kurrgjë personale me të. Me dijeni time, unë e di që i ke dy dëshmor në shtëpi.
“Po, tash a është mirë? Ndoshta edhe baba i Jozit ka luftu. A është mirë me ma thënë? “, tha Gjesti.