Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Klinaku paralajmëron Qeverinë: Nëse s’rriten pensionet e veteranëve ua zëmë derën, s’u lëmë as me hy as me dalë

    13/05/2022 12:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot në Kuvendin e Kosovës, është duke u diskutuar çështja e projektligjit për Pagën Minimale, i cili pritet të votohet gjatë seancës së sotme.

    Por edhe pse pritet që paga minimale do të rritet përmes këtij projektligji, është një pjesë e shoqërisë, ajo e veteraneve të luftës që nuk do të përfitojnë nga kjo rritje pasi që ata nuk janë të përfshirë brenda këtij ligji.

    Rreth kësaj, lajmi.net, ka kontaktuar me Faton Klinakun, i cili është ushtrues detyre në pozitën e kryetarit tek Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Klinaku tha se, nëse ligji ndryshohet, pra nëse edhe veteranët e luftës nuk përfshihen brenda rritjes së pagës, atëherë ata do të dalin në rrugë.

    “Edhe unë veç po e pres se çka po bëjnë. Ne e kemi thënë vazhdimisht, nëse nuk e ndryshojnë ligjin nuk i rrisin pensionet, na kanë në rrugë para dere”, tha Klinaku.

    Madje ai shkoi me tutje, ku tha se nëse veteranët nuk përfitojnë nga ligji i pagave, atëherë, ata do t’ua zënë derën udhëheqësve që të mos i lejojnë as “të hyjnë e as të dalin”.

    “Kur të thojm ne një fjalë, që kemi me ia nxanë derën, e s’kemi me lanë me hi e me dalë, unë s’i bi pishman, u krye kjo punë. Veç po e presim se çka po bëjnë. Ne jemi duke i përcjell diskutimet, dhe qëndrimi është qysh ka qenë, qysh e kemi thanë.  Jo protesta, ja mos me lanë me dalë, ja mos me lanë me hi, ju kemi kallëzua se nuk i bim pishman ne ma.  A protesta, a demonstrata, ne e kemi thanë në televizor që ia u nxamë derën, se lajna me hi e as me dalë”, përfundoi Klinaku.

    Këtë projektligj, i cili i lë jashtë rritjes së pagës veteranët, e kanë kritikuar edhe nga opozita.

    Ka qenë Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili ka thënë se ky projektligj po rregullon përfitimet vetëm për një pjesë të shoqërisë.

    Tutje ai ka thënë se pushteti përmes këtij projektligji po shkëput pensionin e veteranit me pagën minimale, duke shtuar se pensioni për veteranët e luftës është burim i të ardhurave e jo përfitim.

    “Mënyrën se si e keni shkru këtë ligj, ju targetoni vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. Po ashtu heqet lidhja e pagës minimale me përfitimet që marrin veteranët e luftës. Një veteran i luftës, nëse merr pensionin e veteranit të luftës nuk mund të punojë. Përfitimet që marrin veteranët e luftës është burim i të ardhurave dhe jo shpërblim”, ka thënë Hoti.

    Kujtojmë se sot, pensioni i veteranit dhe paga minimale janë të njëjta, në shumën 170 euro.

    Ndërsa me projektligjin e ri, paga minimale pritet që të rritet në 250 euro, ndërsa pensioni i veteranit nuk do të lëvizë fare, pra do të jetë në vlerën e njëjtë, në 170 euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave

    Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja

    Qeveria në largim mbledh nesër kabinetin për emërime dhe shpronësime

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.