Valdet Spahija, kirurg në Spitalin e Gjakovës, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që të ngritet padi ndaj gazetarit të Shëndetësisë, Bujar Vitija.
“Gazetarin Bujar Vitija, OMK (Oda e mjekëve të Kosovës_ duhet ngritur padi, në të kundërtën të gjithë mantilbardhër duhet të protestojnë për denigrim profesional”, ka shkruar kirurgu.
Ndërkohë, gazetari Vitija ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se kirurgun në fjalë nuk e njeh dhe nuk ka raportuar për ndonjë gjë të veçantë, përveç kur Spahija ka qenë kandidat për drejtor në spital.
Vitija tutje u ka bërë thirrje “mantelbardhëve të ndershëm” që të bëjnë thirrje për protestë kundër kolegëve të tyre që marrin ryshfet pacienteve.
“Unë i them këtij se mantelbardhet e ndershëm do të duhej të bënin thirrje për protestë kundër kolegeve të tyre që iu marrin ryshfet pacienteve për të kryer operacionet. Vetem këta të fundit po e denigrojnë profesionin e tyre, jo gazetaret!’, ka shkruar Vitija.