Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kirurgu në kërkim nga policia në Serbi, punësohet në spitalin privat në Kosovë

    06/01/2023 16:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një kirurg i dënuar për marrje ryshfet në Serbi dhe i kërkuar nga autoritetet serbe për vuajtjen e dënimit, është duke jetuar dhe punuar në Kosovë në spitalin privat “United Hospital”.

    Kirurgu Izet Tutic nga Novi Pazari ishte arrestuar në vitin 2018 për marrje të ryshfetit në gjashtë raste të pacientëve. Gjykata e Lartë në Kralevë e kishte dënuar me një vit e tetë muaj burgim në vitin 2021, shkruan ‘Danas’ në një artikull kushtuar Tutic i publikuar para pak javësh.

    Madje sipas gazetës serbe, Tuticit i ishte ndaluar të punonte edhe si kirurg në një periudhë dy vjeçare. Vendimi i gjykatës në Kralevë ishte vërtetuar edhe nga Apeli në Kragujevc.

    Kundër këtij vendimi të gjykatës Tutic kishte organizuar protestë duke pranuar se ka marr ryshfet duke thënë se ka qenë një “dhuratë nga zemra”, por e kishte quajtur vetën kurban që autoritetet serbe donin të “tregonin në Evropë se në Serbi funksionon gjithçka”.

    Dr. Izet Tutic gjatë protestës së organizuar kundër vendimit të gjykatës

    Tutic më pas kishte kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për vuajtjen e dënimit me burg me arsyetimin për probleme shëndetësore. Pas katër shtyrjeve, gjykata ia kishte refuzuar kërkesën e pestë në shtator 2022.

    Pas këtij refuzimi gjykata kishte i kishte lëshuar urdhër policisë që ta sillte Tuticin për ta vuajtur dënimin, por kirurgu ndërkohë kishte ardhur në Kosovë ku sipas gazetës serbe është e pamundur të përndiqet nga autoritetet e Serbisë.

    Gazeta Shneta shkruan se ka kërkuar sqarime nga Tutic përmes rrjeteve sociale, por ai nuk i është përgjigjur pyetjeve.

    Ndërkaq në Ministrinë e Shëndetësisë kanë treguar se Tutic fillimisht ka qenë i licencuar në Ambulancën Specialistike “Zatriqi” në Prishtinë nga data 4 tetor 2022 deri më 31 dhjetor 2022. Ndërkaq më 9 nëntor ky vendim ishte shfuqizuar pasi Tutic ishte punësuar në Spitalin e Përgjithshëm privat “United Hospital”. Në këtë institucion ka pasur licencë deri më 30 nëntor 2022.

    “Institucioni shëndetësor, Spitali i Përgjithshëm “UNITED HOSPITAL “, Lapnasella Graqanicë me adresë, Rr. PN. Llapnasella Graçanicë, me themelues Dr. Fatos Kojqiqi, me datë 20/12/2022 ka parashtruar kërkesë në Bord për vazhdimin e licencimit të profesionistit të huaj shëndetësor Dr. Izet Tutiq, Specialist i Kirurgjisë dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës është kërkuar dokumentacion shtesë lidhur me çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së të datës 29 dhjetor 2022.

    MSH ka deklaruar se sipas Udhëzimi Administrativ Nr. (QRK) NR. 10/2022 Për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj, konkretisht neni 10 ka përcaktuar kriteret për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësore dhe Bordi bazuar në këto kritere licencon profesionistët shëndetësor të huaj.

    “Sa i përket çështjes së ngritur nga ju lidhur me dënimin e z. Tutic, ju njoftojmë se sipas UA te lartëcekur, profesionistit të huaj shëndetesor me rastin e licencimit nga Bordi, nuk i kërkohet dëshmi se nuk ështe i dënuar, por vetem lejeqëndrimi i vlefshëm”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    Ndërkaq nga Spitali “United Hospital” nuk kanë dhënë sqarime në pyetjet me shkrim. Përfaqësues të këtij spitali i kanë thënë Gazetës se Tutic ka siguruar vazhdimin e leje qëndrimit në Kosovë dhe është në procedurë për t’u licencuar sërish nga MSH.

    Artikuj të ngjashëm

    Sërish bllokohen rrugët në Serbi – qytetarët nuk e durojnë më Vuçiqin

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Të Fundit

    Qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Drejtësi duhet të ketë

    Jep detaje avokati i familjes Zejnullahu – tregon çka ka vendosur trupi gjykues pasi s’u lejua të marr pjesë në seancë

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.