Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    01/07/2025 20:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjilas, reagoi në rrjetet sociale ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me njerëzit që bllokonin rrugët, duke e quajtur njërin prej tyre “idiot”.

    Vuçiq e quajti një burrë që bllokoi trafikun në shenjë proteste duke kaluar vazhdimisht një vendkalim për këmbësorë, “idiot”, transmeton Telegrafi.

    “Imagjinoni një fëmijë që ju pyet: ‘Çfarë bëre sot, babi?’ Hej, unë kalova të njëjtën rrugë në një vendkalim për këmbësorë 400 herë. Imagjinoni çfarë idioti duhet të jeni për ta bërë këtë”, tha Vuçiq.

    Gjilas reagoi ndaj kësaj deklarate duke iu përgjigjur Vuçiqit, në mënyrën që Vuçiq do t’i përgjigjej fëmijës së tij nëse ai do ta pyeste se çfarë bënte në një ditë të caktuar.

    “Sot, në Parlament, babi propozoi që të vriten 100 myslimanë për çdo serb. Sot, babi, me kumbarin tonë, xhaxhain Sheshelin, nxori nga kopshti një fëmijë me kombësi kroate. Sot, për të qëndruar në pushtet, babi gënjeu se nuk ishte bërë asgjë në çatinë që mbyti 16 persona”, tha Gjilas

    Artikuj të ngjashëm

    Sërish bllokohen rrugët në Serbi – qytetarët nuk e durojnë më Vuçiqin

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës

    Të Fundit

    VV paralajmëron konferencë para tentimit të 45-të për konstituimin e Kuvendit

    Taravari: Kurti s’ka ndikuar në veprimet tona politike – pa ndihmën e tij nuk bëhej VLEN

    Kancelari gjerman me mesazh direkt për Putinin: S’do të dorëzohemi

    Arrestohen dy persona të dyshuar për shkaktim të zjarrit, dogjën 7 hektarë tokë në Viti

    Qeveria për raportin e PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE-së, do vijojmë me reformat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.