Dje një person ka raportuar në Polici një kirurg të Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim të pandërgjegjshëm.
Sipas dëshmisë së viktimës, ai më 13.02.2023 ishte operuar dhe kishte humbur shikimin në njërin sy, edhe pse më pas kishte kryer edhe disa intervenime në Turqi.
Kirurgu në fjalë është intervistuar nga Polica, e më pas liruar në procedurë të rregullt.
“Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.