Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kështu e kujtonte Haxhi Shala, momentin kur me uniformë të UÇK-së e i maskuar i kishte shkuar në odë babait të tij që i vdiq dje

    09/10/2024 16:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Haxhi Shala – Komandant Topi, pak muaj para se të arrestohej nga Haga, ishte i ftuar në emisionin N’Demos, ku kishte rrëfyer momentin emocional, kur pas inkuadrimit në radhët e UÇK-së, për herë të parë e kishte takuar babain, i cili i vdiq sot.

    Shala e kishte takuar babain e tij, tek pas një muaji pasi ishte bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anipse operonte në zonën ku jetonte familja e tij.

    Aso kohe babai i tij, Haxhi Shalën, e dinte në Zvicër, ku kishte shkuar për të punuar dhe siguruar të ardhura për familjen, por që Haxhi Shala ishte kthyer një muaj më parë duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut.

    “Një natë ishim lodhë, po edhe ishim uritë edhe Fatmiri tha sonte dojna me shku te baci Gjelë. Unë shpesh folsha në telefon prej Kleçkës, qysh je? Thojsha që e mirë, në Zvicër, qysh po shkojnë puntë, qysh janë fëmijët, me vetke unë i jepesha përgjigje si me kanë në Zvicër, një muaj ditë.

    Kha tuj i thanë këta dajtë e babës e ata nipat, a të kanë ardhë do mysafirë, po jo me i thanë drejtpërsëdrejti. Një muaj ditë, ne nuk u lajmëruam në shtëpi. Pas një muaji na ra puna dhe Fatmiri tha hajde more kthehemi te baci Gjelë, hamë darkë tha edhe le të na sheh. Po prap vendosëm, Ismeti pa maskë, ne të dy me maska, unë e Fatmiri. Tash ne odën e kishim, odat që i kemi pasë përpara të dyert. Ish hala ftohtë, prilli. Shkuam, u gëzu, dul një vëlla na priti, na shtini brenda.

    Erdh plaku qashtu në pixhame qysh o kanë ratë, u qu këmbëkryq, kap neve ngryk, eu shqyqyr edhe na e lamë veç Ismeti me folë, se po të folshim unë e Fatmiri, na njofke se ishim rritë në duar të tij. Po u kall kaftorri e tuj pi kafe e tuj hangër do bukë, e ksajde maska u bëjke ibret, se nuk kishim maska origjinale, dofar qorape të zeza, veç ua kishim pre gojën e sytë kështu, filluan djersët me na dalë, mua edhe Fatmirit, edhe Fatmiri tha, a i hjekim bre? I thash hiqe more. Kur i hoqëm maskat, po më këqyr tash, se unë i kisha edhe tre vëllezër në shtëpi.

    I vetmi burim financiar, në atë kohë në familjen tonë isha unë, se isha duke punu në Zvicër. Eu tha Haxhi po mirë paske bërë, po edhe fikë derën ma paske, tha. Po a ti qoj këta tre tha, e ti kthehu, se tha gjynah fëmijët. I thash jo, jo, na jena ardhë këtu. I thash sivjet kena me punu tokën bashkë. I thash, s’ka më Zvicër, këtu kena me vazhdu luftën. E hallall të koftë tha. Tani erdh nana, po ajo pak ma e fortë në atë moment qëlloi. Ajo tha mirë, i paske edhe shokët e mirë, veç vazhdoni, ishalla Zoti ju ndihmon”, kishte rrëfyer Haxhi Shala, në emisionin N’Demos.

    Kujtojmë se babai i Haxhi Shalës, ka ndërruar jetë sot, përderisa i biri i tij, po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, në pritje të fillimit të gjykimit nga Gjykata Speciale./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e familjarëve, Specialja s’jep detaje nëse Shala e Krasniqi kërkuan që të vijnë në Kosovë

    Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

    Pritet të nis së shpejti gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.