Loja e Qeverisë së Kosovës me gazin amerikan është, padyshim, aventura më e madhe politike që nga përfundimi i luftës së vitit 1999.

Në kohën kur siguria energjetike po shndërrohet në alfa dhe omega të sigurisë kombëtare, një sjellje e tillë është thellësisht kundër interesave tona vitale. Për këtë qasje nuk ka shpjegim që mund të mbështetet në interesin ekonomik.Opsioni i prodhimit të gazit nga qymyri është një arsyetim i lodhët për shmangien e opsionit të gazit amerikan dhe vetëm e zgjat agoninë energjetike të Kosovës.

Sa për ilustrim, Turqia furnizohet me gaz nga Azerbajxhani, Algjeria, Irani dhe Rusia, ndërsa që nga viti 2024 edhe me LNG amerikan.Prandaj, mos na mbani ligjërata të kota, por pranojeni gazin amerikan, dhe mos luani me të ardhmen e vendit.