Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Pse sot, (2026) 23 parti politike shqiptare në atë hapësirë që e kishte Xhemjeti, nuk janë në funksion politik dhe ideologjik për bashkimin kombëtar. Ndoshta, politikanët tanë janë ngi me politikë dhe më shumë u pelqen të promovohën si liderë me ëmblema të dukshme “patriotike”, se sa të mirrën me probleme të “imta” shtetërore dhe kombëtare. E vërteta, sot më shtirë do jetë t` i bashkoish shqiptarët, të ndarë në vilajete dhe mëhallë, të hasmuar në ideologji të cilën nuk e kuptojnë dot, sepse janë dalë nga shkolla e leximit të librave skripta për provime, se sa që janë angazhuar të ndahemi nga Serbia. Largë qoftë që në mes shqiptarëve të fillojë një luftë qytetare, të cilën e nxitë hapur Rusia dhe Serbia. Prandaj, politikanë shqiptarë:i folni trurit dhe i flakëni inatet sepse sielljet e jueja janë shenjë se po punoni për ish okupatorin. Ju them seriozisht sepse të mbahën katër palë zgjedhje për një vit në një shtet të njomë,prandaj nuk e di kur do të shihni me sy realitetin. Ju them sinçerisht, mirruni vesh, sepse është ligësi për JUVE dhe nuk e di se si do t` i mësyni popullit për ta kërkuar votën shih në prill 2026. Si duket nga partitë politike të kaluara nuk keni mësuar asgjë. Kësaj radhe do të shkruaj për Xhemjetin (BASHKIMIN) politikanët e së cilës ishin largë më pak të shkolluar më të emancipuar politikisht, se Ju.Pra juve nuk iu mungon asgjë, largë keni shkuar në përçarje, rruga ishte më e gjatë, vonë do ta kuptoni se po silleni në rreth të thatë.I kthehemi të kaluarës, gjithnjë për të mësuar prej saj.
Pak parahistori politike
Shqiptaria si kombi më i fuqishëm në Iliri më 1909 në Stamboll e krijoi partinë politike “Shqiptari”. Një vitë më vonë (1910) u krijua partia “Bashkimi”, me emër të vërtetë shqip me seli në Shkup. Ndërsa më 1912 do të krijohët partia poliike “Shpëtimi” me seli në Stamboll. Nëse shiqohët kronologjia e themelimit të këtyre partive, prijësit e të cilave ishin nga Vilajeti i Kosovës, për metamorfozën e tyre e nxierrim një të vërtetë interesante se ato jo vetëm që kishin programe gjithëkombëtare, por edhe statuti i tyre krijon një pasqyrë se i përshtateshin kohës dhe rrethanave me emër, por në esencë luftonin që përmes emrit t` i ndryshojnë edhe rrethanat edhe mënyrën e luftës, në të gjitha trojet shqiptare, por me qëllim të përbashkët kombëtare.
Për fat të keq, okupatori i ri Serbia në Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit nga nëntori i vitit 1912, themelimin e partive shqiptare e ndaloi, prandaj çdo nominim të përdorimit termave shqip gjatë viteve 1912-1914 ishte vepër penale. Në këtë kohë partitë politike shqiptare ndaloheshin, por këtij populli nuk pati forcë që t` ua shkëput mundësinë që të rrezistojnë, të luftojnë duke iu përshtatur kohës, sikurse në kohën e okupatorit osmanli dhe kohës kudo që kishte kushte, duke u organizuar nepër çeta kryengritëse.
Gjatë kohës së okupacionit Austro Hungarez 1914-1918, shqiptarët e kuptuan se okupatori i ri është më i civilizuar, se nuk donë popull të nënshtruar analfabet, prandaj, jo vetëm që lejoi të hapën shkollat në gjuhën shqipe, por i stimuloi, madje duke u vënë emra të heronjëve kombëtar shqiptar, sidomos në Vilajetin e Kosovës.Me gjithë këtë, okupatori i ri e kishte instaluar një guvernator me seli në Shkodër. Ai (Trollman) me dioptrinë e tij prej ushtraku, do të qeverisë me një rregullore diktati sa që çdo organizim politik e lejonte, por kur vinte në pyetje organizimi ushtrak, aty nuk lejohej asgjë, sepse shprehej: “Nuk lejohej që një shtet t` i ketë dy ushtri”. Me këtë filozofi politike, Trollman do ta ndalojë tubimin gjithëkombëtar të planifikuar të mbahet në Elbasan më 1916. Tubimi u ndalua me motivacion të mjegulluar politik se: “Në Elbasan dhe rrethinë ka rënë smundja e tifusit. Prandaj, nuk lejohën tubime të llojit kolektiv”. Dhe vërtetë kësaj hipokrizie, shqiptarët i besuan. Kështu si qytetarë lojal më 1917 paria e të gjitha trojeve shqiptare, do të organizohën për të shkuar (37) në Vjenë, për kryeshnosh, me rastin e vdekjës Franc Jozefit. Siç dihet, Wjena “mikeshë” nuk do t` u lejojë pastaj misave shqiptar që të shkojnë në Konferencën e Versajit, si të tillë të organizuar, për ta mbrojtur Çështjën shqiptare.Në këto rrethana shqiptarëve në robëri nuk u mbetej rrugë tjetër, vetëm se të organizoheshin politikisht.Dhe organizimi politik pasoi në fund të dhjetorit 1919.
Kongresi i Parë i Xhemjetit më 17 dhjetor 1919 në Shkup
Në tubimin për themelimin e (Partisë Shqiptare për Projtjën e të Drejtave të Tyne” (Xhemjet), u zhvillua një debat politik se duhet themeluar dy parti shqiptare, në stilin e atij që është realitet historik në Amerikë (SHBA).Por do të ngritën Aqif Blyta dhe do t` i drejtohet kongresit se në shqiptarët në Mbretërinë SKS duhet ta kemi një parti. Ky shtet marionetë nuk po na pranon si komb por është dakord që të veprojmë në baza fetare si musliman. Aga Nexhip këtë e ka pranue sepse ai sheh më largë. Prndaj sido që të na lejohet emri Xhemjet do me thënë Bashkim dhe këtë zgjedhësit duhet t` ia themi në çfardo fushate politike.Kryesuesi i fillimit Sadedin Shehu-Tetova e mbylli diskutimin dhe kongresi do t` ia fillojë punës. Në Kongres ishin delegatët nga Kosova, nga Maqedonia dhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Në lidhje me këtë më 5 mars 1919 në Shkodër do të mbahët një kuvend debatues shqiptar a duhet të përkrahet “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me politikën e tij përbashkuese, apo krahu oprtunistë politik shqiptar, që e kishte pranuar okupimin serbian, por që partia ende nuk ishte themeluar. Në Shkodër, më 5 mars do të debatohet edhe për nevojën e themelimit të një partie legale shqiptare, e cila do t`ia drejtonte Parlamentit Mbretërisë SKS 3 pika: 1. Pranimi i kombësisë shqiptare në Mbretëri; 2. Lejimi që kombësisë shqiptare t` i mundësohët hapja e shkollave dhe botimi i gazetave në gjuhën shqipe; 3. Lejimi i përdorimit të gjuhës shqipe në adminstratën e re jugosllave. Duke luftuar për këtë program tre pikësh Nexhip Draga, do të fillojë organizimin e një partie shqiptare, ku do të ishin të gjithë shqiptarët që kishin mbetur nën robërinë e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene. Me këto kërkesa do të mbahet Kongresi i Parë i Shoqatës për Projtjën e Drejtave Shqiptare në Jugosllavi.Por, një ditë para se të fillojë Kongresi në Shkup, Nexhip Draga do ta marrë me shkrim një kërcnim se: “Pushteti nuk lejon kurrfar emri në gjuhën shqipe; nuk lejon as shkolla e as adminsitratë në gjuhën shqipe”. Dhe, për të bërë politikë, do të shkruaj Nexhip Draga, do t` i pranojë kushtët duke ia dhënë emrin partis “Xhemjet” (Bashkim). Ndërsa organit saj “HAK” (E Drejta). Kongresi, pas një debati të shkurtër do ta zgjedhë Nexhip Dragën kryetar nga Mitrovica, Sheh Sadudinin nga Tetova nënkryetar, Aqif Blytën nga Pazari i Ri sekretar. Siç shihet në Kryesi përfaqsoheshin të tri krahinat shqiptare: Kosova, Maqedonia Perendimore dhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Në këtë organizatë u antarësuan shqiptarët e rreligjionit islam, me obligim special që mos të shpërngulën në Turqi; me obligim që mos ta pranojnë kolonizimin agrar; me obligim që ilegalisht ta ndihmojnë Çetën Kryengritëse shqiptare nën drejtimin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës; me obligim që çdo antar i Xhemjetit të jetë edhe antar nderi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Dibrës me Manastir dhe Sanxhakut Pazarit Ri.
Kongresi njëditor aprovoi Rrezolutën që të pranohet realiteti i i shumucës apsolute të popullit në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak është e rreligjionit islam dhe mu për këtë partia nuk është me bazament rreligjioz por politik, sepse populli prej kah e ka bazën me asnjë kusht tjetër nuk don të pajtohët, përpos që është shqiptar, siç ishin në pushteti osman për pesë shekuj.”Pra rreligjioni anash, kurse komjeti në qendër, për ndryshe pajtim nuk ka”.
Kongresin e parë të Xhemjetit e përcillnin tri gazeta qeveritare: Politika, Demokratia dhe Socialistiçka Zora dhe një nga Sarajeva me emrin “Pravda.Me shkrimet nepër gazeta nuk u pajtua qeveria, por me konstatimin e përfaqsuesit ushtrak që ishte legalisht në Kongres, u pajtua plotësisht Nikolla Pasiqi dhe Stojan Protiqi: “Më mirë ta kemi një parti muslimane në një organizatë, se sa të lodhemi nepër teren për t` i ndiekur shqiptarët ndaras”!
Kongresi i Dytë i Xhemjetit më 20-26 korrik 1920 në Shkup
Kongresi pasi që i verifikoi delegatët, nën kryesinë e Sheh Sadedinit do ta zgjedhë Kryetarin dhe Sekretarin e partisë: Ferat Draga zgjidhet kryetar sepse Nexhipi kishte shkuar në Vjenë për sherim (Nexhip Draga vdiq më 1921). Sekretar zgjidhet Aqif Haxhi Ahmet Blyta.Në pikën e parë të debatimit, pas leximit të referatit nga Ferat Draga,Për punën në mes dy kongreseve”,do të shtrohet nevoja për një vendim për të marrur pjesë në zgjedhjet parlamentare në nivel të mbretërisë SKS. Pjesëmarrja në zgjedhje shtrohej me qëllim që deputetët falë imunitetit që do ta fitojnë, të angazhohën në pengimin e shpërnguljës si dhe në mundësinë e hapjes së shkollave shqipe të paktën për katër klasë fillore. Mësuesit, u tha në debat, do të sigurohën nga Shqipëria. Në vijim mësuesit do të regrutoheshin pas një kursi gjashtëmujor.
Kongresi e shtroi edhe çështjën e dhunës që e kishte përdorë pushteti në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë, në përgjithësi. U shtrua nevoja që një Peticion t` i dërgohet Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, dokument ai që u stopua nga posta e Beogradit. Gjithëashtu kongresi e shtroi Çështjën e agrarit, duke u fokusuar se: “pushteti po ua konfiskon pronat shqiptarëve për të cilat kanë vendime, por nën politikën e kolonizimit me sllavë po propogandohej e ashtuquajtura “reforma agrare”. Në realitet kjo reformë nuk kishte asnjë lidhje me reformën sepse asnjë shqiptar nuk po fitonte ndonjë lloj prone. Nga delegatët e Gjakovës, Gjilanit dhe Llapit, në kongres u paraqit çështja e internimit të familjeve shqiptare në Burgun e Nishit, familje ato që u përkisinin drejtuesëve të çetës kryengritëse të drejtuar nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.Me këtë konstatim u vërtetua se Xhemjeti e përkrah luftën e drejtë për çlirim, të drejtuar nga Bajram Curri, Azem Bejtë Galica dhe Bedri Pejani.
Në Kongresi u paraqit edhe vija politike opozitare e Qenan Zijës, i cili i kundershtoi të gjitha vendimet. Kundër oportunizmit të Qenan Zijës (Nga Dibra) u ngrit Salih Hoxha nga LLapi, duke propozuar që redaksia e gazetës “HAK” t` i grumbullojë emrat e viktimave shqiptare nga Jeni Pazari e deri në Prespe, sidomos në vijat kufitare kah Serbia dhe kah Shqipëria. Nga kjo porosi, do të lindin studimet: “Çka dëshmojnë plagët e Kosovës” dhe “Çka dëshmojnë lotët e Dukagjinit”.(shiqo: AJ. S. 14. K. 96-a si dhe K. 101 e 104, Dosja :Xhemjeti”).Kongresi dëshmoi se shqiptarët ngadal po ndertonin politikë kombëtare, të cilën e mbrojtën në forma të ndryshme deri në prill 1941, kur kapitulloi Jugosllavia mbretërore.
Shqiptarët e robëruar në Mbretërinë SKS deri më 1929 dhe pas kësaj date Mbretëria Jugosllave e kral Aleksandrit, që kishte për qëllim krijimin e kombit jugosllav, pas të cilit emër maskohej serbizimi i tërë hapësirës jetësore, i mbajtën disa kuvende ilegale, krejtë me qëllim që t` i ndihmohët çetës kryengritëse të Azem Bejtë Galicës.Kuvendi i Murgullës (Llap) është një përpiekje e tillë kombëtare.
Kuvendi ilegal i Murgullës (Llap) 20-29 shtator 1920
Kuvendi i Murgullës do të organizohët në bashk rendim të Xhemjetit dhe Komitetit Kosovës. Ky kuvend do të debatojë për pozitën e rëndë të shqiptarëve dhe nevojën që të ndihmohet kryengritja shqiptare. Njëherit u ftuan delegatët që u zgjodhën për Kuvendine Jugosllavisë që ta ngrisin zërin kundër të gjitha padrejtësive. Nga kryesuesi, Ramë Vllasa dhe zavndësi i tij Salih Hoxha u kërkua që konfidentët (Spiunët) të likvidohën sa më shpejtë, sepse ata ishin lidhja më e egër në mes pushtetit për të cilin punonin dhe popullit që po vuante prej tyre. E vërteta, ata paguheshin dhe ishin kudo të pranishëm.
Në lidhje me mbarvajtjën e Kuvendit të Murgullës duhet theksuar se gjatë dhjetë (10) ditëve sa zgjati kuvendi, familja e Osman Monollit ishte garancion që delegatët të ushqehën mirë, që të ndihën të sigurtë, dhe të mos mendojnë se nga Kuvendi do të rrjedh ndonjë informatë deri te konfidentët ose stacionet e xhandarëmërisë. Në Kuven u paraqit lista publike se cilët janë konfidentët e pushtetit të kralevinës serbe.
Kongresi i Tretë i Xhemjetit në Shkup, më14-18 prill 1922
Kongresi i Tretë i Xhemjetit e shqyrtoi veprimtarinë politike shqiptare në Mbretërinë SKS, nga Kongresi i dytë. Refererues për këtë temë ishte Aqif Blyta. Ndërsa, për pozitën e rëndë të popullit foli Ferat Draga, referatin e të cilit e botoi “Hak” në tërësi, pa asnjë ndërhyrje. Ferat Draga, do të kërkojë që nga Pazari i Ri e deri në Strugë, nga Prizreni e deri në Kuamnovë të punohet për hapjën e shkollave shqipe, sepse shqiptarët janë kthyer në popull analfabet, për faktin se po shkuan në shkollat serbiane, ata ishin të detyruar të bëjnë kryq dhe ta këndojnë hymnin serbian që në ditën e parë të shkollimit. Me që shumica e nxënsve nuk prnonin të kryqohën, ata regrutoheshin për analfabet.
Kongresi kërkoi nga Ferat Draga, Aqif Blyta dhe Sheh Sadedini që ta forcojnë propogandën kundër shpërnguljës në Turqi. Njëherit u kërkua që pushteti ta ndalë terrorin që po e zbaton me rastin e bastisjeve kinse po çaramatoset populli. U kërkua që lidhjet me Komitetin e Kosovës të mbahën përmes Mulla Ahmet Shtimës dhe Azem Bejtë Galicës. (shiqo: Hak, 18 prill 1921, Fjalimi i Ferat Dragës).
