Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Shoqatën Bullgare të Shpellave (Bulgarian Caving Society) kanë organizuar një ekspeditë hulumtuese speleologjike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Gjatë kësaj ekspedite janë eksploruar dhe hartografuar: Shpella e Drelajve, Shpella e Flamurit (ose Shpella e Stërqokës), në Hajlë, me thellësi 45 metra, Shpellat Binjake (Bajshë), me thellësi 35 metra, dhe Shpella në Rrasen e Zogut, me thellësi 200 metra.
