Figura dhe roli historik i Udhëheqësit Hydajet Hyseni në RajoniPress, është në trekëndëshin e asaj që duhet, që nuk është dhe që mund të thuhet, në mes të biografisë së shkruar, të historisë së pathënë dhe të vërtetës historike!
Njëkohësisht e themi me përgjegjësi se meritojnë respekt e vlerësim të gjithë ata që shkruajnë për jetën, për veprimtarinë dhe për kontributin e gjithanshëm historik, kombëtar e politik, atdhetar e revolucionar, të ilegalit të famshëm shqiptar të viteve 1979-1981 në ish-Jugosllavi, të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, përfshirë edhe autorin e shkrimit të publikuar më 11 nëntor 2026 në RajoniPress!
Por nëse jemi të bindur dhe kemi fakte, se jo gjithëçka është thënë nga ajo që është dashur të thuhet, sepse dihet botërisht kush ka qenë dhe çfarë ka bërë dhe sa ka kontribuar, por edhe sa ka vuajtur, atëherë me të drejtë konstatojmë kështu, ngase askush nuk mund të na e ndalojë, sepse respekti për një personalitet historik sikur është Udhëheqësi Hydajet Hyseni, nuk mund të shëndërrohet në detyrim për të heshtur, karshi shkrimeve të mangëta ose zvogëlimit qoftë edhe pa qëllim, të figurës historike dhe politike atdhetare e kombëtare revolucionare, të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, në shkrimin e publikuar nga rajonipress, është jo vetëm për analizë, por është edhe shqetësues!
Shkrimi në rajonipress për kontributin e Udhëheqësit Hydajet Hyseni, nuk mund të jetë pengesë dhe as nuk është ndërhyrje, për të shprehur mendime ndryshe, për të bërë vlerësime kritike dhe për të kërkuar që personaliteti i madh kombëtar e figura e shquar e truallit shqiptar të Udheheqësit Hydajet Hyseni, të trajtohet me më saktësi, më me paanshmëri, më në plotni dhe më me përgjegjësi historike dhe profesionale ilegale atdhetare e politiko-patriotike!
Në reagimin tim konstatoj me të drejtë se thelbi kryesor nuk qëndron vetëm tek ajo që thuhet, dhe te ajo që shkruhet për Udhëheqësin Hydajet Hyseni, por edhe tek ajo që nuk thuhet dhe që nuk shkruhet me qëllim ose pa qëllim, por edhe te ajo që nuk dihet, e duhet të dihet patjetër, nga kushdo që shkruan për Udhëheqësin Hydajet Hyseni!
Ajo që ishte e patrajtuar, që ishte e pasqaruar dhe e pandriçuar për veprimtarinë e jashtëzakonshme ilegale politiko-patriotike atdhetare të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, por edhe për orientimin dhe për përkatësinë e Tij ideologjike, për bindjet dhe përcaktimet e Tij politike, për organizatat politiko-patriotike atdhetare dhe për strukturat në të cilat ka filluar, ka vepruar dhe më vonë edhe ka drejtuar me kompetencë e me profesionalizëm të madh atdhetar kombëtar, më shtyejnë të nisi këtë reagim, i cili pa as më të voglin dyshim, nuk është aspak armiqësor kundër RajoniPres, por në funksion të nderimit absolut të birit të madh të Kombit, të paarritshmit e të patejkalueshmit, Udhëheqësit Hydajet Hyseni!
Në shkrimin në RajoniPress është e patrajtuar një pjesë jo pak relevante edhe për rrugëtimin e Tij të madh politiko-historik dhe organizativ-progresiv e gazetaresk ilegal revolucionar, para burgosjes, gjatë viteve të vuajtjeve të denimit e qëndrimit në burg dhe pas lirimit nga burgu, pra pas daljes në liri, saktësisht para luftës së UÇK-së e pas çlirimit të Kosovës nga SHBA dhe NATO, dhe pas largimit nga Kosova të Serbisë pushtuese!
Veçanërisht rëndësi ka të ndriçohet vazhdimësia dhe raporti ndërmjet idealeve të veprimtarisë ilegale dhe angazhimeve të mëvonshme politike, si dhe qëndrimet e Tij gjatë zhvillimeve vendimtare historike e kombëtare!
Sepse një biografi historike nuk plotësohet vetëm me atë që thuhet për një personalitet, por edhe me zbardhjen e asaj që nuk thuhet e që nuk është thënë për Të, me dokumentimin e bindjeve, të veprimeve, të përcaktimeve dhe të përgjegjësive të Tij gjatë gjithë rrugëtimit historik e politik, ilegal dhe legal!
Analizë e saktësisë historike, veprimtarisë ilegale dhe karrierës politike e institucionale atdhetare të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, duhet t’i bëhet nga një grup i madh ekspertësh dhe nga një instiucion i veçantë shteteror e kombëtar!
Pas krahasimit të shkrimit të publikuar nga RajoniPress me dëshmi ilegale e legale dhe burime historike, dalin në pah disa mangësi që kërkojnë plotësim!
Vlerësimi im paraprak është se shkrimi i publikuar në RajoniPress nuk është tërësisht i pasaktë, por është më shumë një portret afirmativ sesa një biografi historike e thukët dhe e gjithanshme, e hulumtuar në mënyrë faktike dhe ndriquese, me dominim e respekt të dokumentimit të domosdoshëm të figurës madhore kombëtare, të personalitetit të shquar te popullit, Atdheut e Kombit, Udhëheqësit Hydajet Hyseni!
Shkrimi në RajoniPress përmban fakte të rëndësishme, por edhe lënie jashtë edhe të shumë përgjegjësive e aktiviteteve konkrete madhore dhe kruciale të aktivitetit te Sekretarit Organizativ të Komitetit Drejtues të GMLK-së, prandaj kemi të drejtë të deklarojmë se është zvogluar, duke shpresuar se nuk është bërë me qëllim, sepse ka shumë çka që është thënë për Udhëheqësin Hydajet Hyseni, sikur që edhe ka shumë çka që nuk është thënë, por është dashur të thuhet, në një publikim i cili pati jehonë dhe u shpërnda e iu bënë shumë komente vlerësuese pozitive, të cilat pa as më të voglin dyshim, më kanë bërë të ndjehem mirë dhe të lumtur njëkohësisht, sepse nderimi i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, ngado që vjen, është eveniment që duhet të shënohet dhe të memorizohet në memorien e historisë së lavdishme të popullit shqiptar!
Thelbi kryesor nuk është jo vetëm çfarë thuhet për veprimtarinë ilegale dhe legale të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, por edhe çfarë nuk thuhet për veprimtarinë e tij ilegale e legale, për rrugëtimin e Tij politik atdhetar, para dhe pas daljes nga burgu!
Cilat janë mangësitë e identifikuara, të cilat do të duhej të ishin në shkrimin e kujtëdo që shkruan për jetën dhe veprën e Udhëheqësit Hydajet Hyseni!
Në një biografi serioze nuk duhet të anashkalohet data e kalimit në ilegalitet, periudha e qëndrimit në Zvicër dhe koordinimi ndërmjet veprimtarëve e veprimtarisë ilegale, brenda Kosovës dhe jashtë saj!
Pra kalimi në ilegalitet është lënë pa datën vendimtare, e cila është shumë e rëndësishme, pastaj edhe është respektuese dhe madje është edhe fillim i biografisë ceremoniale ilegale politiko-patriotike atdhetare kombëtare!
Shkrimi i RajoniPress përmend përfshirjen e Udhëheqësit Hydajet Hyseni në Grupin Revolucionar që nga viti 1973 dhe vazhdimin e veprimtarisë pas arrestimeve të vitit 1979!
Kjo nuk është domosdoshmërisht e gabuar, por krijon një kronologji të paplotë, anemike dhe të thatë e të zbehtë, madje gjeneratat e reja mund edhe te mos e akceptojnë, sepse është shumë sipërfaqësore, për veprimtarinë shumë përmajtësore dhe shumë atdhetare të Udhëheqësit Hydajet Hyseni!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni në ilegalitet ka kaluar më 15 Prill 1978!
Kurse ilegal ka qendruar deri më 16 Dhjetor të vitit 1981, kur edhe është arrestuar!
Gjatë verës së vitit 1980 ka shkuar në Zvicër te shoku e bashkëveprimtari i Tij, Anëtari i Komitetit Drejtues të GMLK-së, Heroi i Kombit Kadri Zeka, ku vazhdoi veprimtarinë në kushte të thella ilegaliteti!
Udhëheqësi Hydajet Hyseni u kthye në Kosovë nga Zvicrra pas 26 Marsit të vitit 1981, pra u kthy në Atdhe me vendim të Komitetit Drejtues të GMLK-së, pas fillimit të demonstratave të 11 dhe 26 Marsit 1981!
Më 1 Prill 1981, në Qendër të Prishtinës, Udhëheqësi Hydajet Hyseni, mbajti fjalimin më të madh e më historik në historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja në ish-Jugosllavi!
Fjalimi që e ka mbajtur më 1 Prill 1981, ilegali më i madh shqiptar dhe më i kërkuar nga ish-jugosllavia Hydajet Hyseni, ishte ngjarja më e madhe historike dhe më e shënuara për oratorinë politiko-patriotike kombëtare!
Fatkeqësisht duhet ta themi se fjalimi historik i Hydajet Hysenit është i panjohur për opinionin, kurrë nuk është botuar as i pjesëshëm, por as i plotë, as nuk është dhënë në video, as nuk është transmetuar nga ndonjë radio a television kombëtar apo ndërkombëtar, as në kohën e ish-jugosllavisë, e as pas luftës së UÇK-së!
Udhëheqja shoviniste dhe antishqiptare jugosllave, bashkë me veglat e saj tradhëtare në Kosovë, ishte tmerruar nga një realitet i tillë, që ishte shfaqur më 1 Prill 1981 gjatë dhe pas fjalimit historik të Udhëheqësit Hydajet Hyseni!
Pushtuesit jugosllavo-serb dhe veglat e tyre të shitura shqiptare të Kosovës, kishin mbetur me karta të djegura në duar, nga tërë ai vullkan gjigant shqiptar që kishte shpërthyer, sepse zëri i Udhëheqësit të madh e legjendarit të pathyeshëm Hydajet Hyseni me megafonin e Tij, e ka qarë mes për mes errsirën pushtuese jugosllavo-serbe të natës së gjatë okupuese dhe është ngjitur lartë në qiell të Atdhut tonë e të shqiponjave që fluturojnë lartë!
Burrë të tillë e Udhëheqës më të madh deri në ato momente nuk kishte pasur populli ynë, që i dilte zot Atdheut dhe e dëgjonte i tërë Kombi orën e Tij historike të ligjeratës epike shekullore!
Jehona e megafonit historik të popullit shqiptar të Kosovës, Udhëheqësit Hydajet Hyseni, ishte dëgjuar kudo!
Roli në demonstratat e vitit 1981 kërkon përcaktim më të kujdesshëm, më të plotë e më të detajuar, sepse bëhet fjalë për Udhëheqësin kryesor të asaj periudhe Hydajet Hysenin!
Artikulli i RajoniPress e paraqet Udhëheqësin Hydajet Hysenin si njërin nga organizatorët dhe ideatorët kryesorë të demonstratave, por jo më shumë, gjë që do të duhej të argumentohej!
