Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Një jetë në shërbim të kombit – Sabrije Vokshi

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 07:27
Një jetë në shërbim të kombit – Sabrije Vokshi

“Për ne ajo nuk është vetëm pjesë e familjes sonë, por pjesë e historisë së gjithë shqiptarëve”. Kështu e nis rrëfimin Milot Vokshi, stërnipi i Sabrije Vokshit, teksa kujton figurën e gruas që njihej nga të gjithë si Nënë Bija.

Një rrugë në Gjakovë, një monografi kushtuar jetës së saj dhe kujtimet që vazhdojnë të ruhen nga familjarët janë disa nga mënyrat se si vazhdon të nderohet Sabrije Vokshi. Më shumë se katër dekada pas vdekjes së saj, emri i saj vazhdon të përmendet me respekt si simbol i patriotizmit, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Sabrije Vokshi lindi në Gjakovë në fund të shekullit XIX, në një familje me tradita . Ajo ishte mbesa e patriotit të njohur Sylejman Vokshi dhe halla e Asim Vokshit. Fryma atdhetare që mbizotëronte në familje ndikoi që ajo qysh herët të krijonte lidhje të forta me çështjen kombëtare dhe me idealin për lirinë e shqiptarëve.

“Që kur kemi qenë të vegjël kemi dëgjuar histori për të. Në familjen tonë emri i saj është përmendur gjithmonë me krenari dhe respekt”, tregon Milot Vokshi.

Sipas tij, familjarët kanë ruajtur shumë rrëfime për jetën dhe veprimtarinë e saj. Edhe pse brezat kanë kaluar, kujtimi për Nënë Bijën ka mbetur i gjallë.

Që në rininë e saj, Sabrija u përfshi në aktivitetet patriotike. Pas pushtimit të Kosovës, ajo bashkëpunoi me veprimtarët e Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, duke ndihmuar lëvizjet që synonin mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe bashkimin kombëtar.

Në vitin 1935 ajo u vendos në Tiranë. Aty krijoi lidhje me grupet komuniste dhe patriotike të kohës. Në një periudhë kur veprimtaria politike zhvillohej fshehurazi dhe shoqërohej me rreziqe të mëdha, Sabrija u bë një nga njerëzit që ofroi mbështetje të vazhdueshme për veprimtarët e asaj kohe.

Pas themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941, shtëpia e saj në Tiranë u shndërrua në një nga bazat më të sigurta të veprimtarisë ilegale. Vetëm pak javë më vonë, më 23 nëntor 1941, në shtëpinë e saj u themelua organizata e Rinisë Komuniste Shqiptare.

Shtëpia e Sabrije Vokshit ku u themelua organizata e Rinisë Komuniste Shqiptare

Në atë shtëpi hynin dhe dilnin figura të njohura të kohës, mes tyre Enver Hoxha dhe Qemal Stafa. Familjarët tregojnë se Sabrija ishte ndër njerëzit më të besuar të lëvizjes.

“Nga tregimet që kemi dëgjuar brez pas brezi, ajo konsiderohej si dora e djathtë e Enver Hoxhës. Thuhej se ai e thërriste motër dhe kishte besim të madh tek ajo. Në atë kohë ishte e vështirë t’i besoje dikujt, prandaj kjo tregon shumë për rolin që kishte”, thotë Milot Vokshi.

Sabrije Vokshi dhe Enver Hoxha

Por ndihma e saj nuk kufizohej vetëm në takime apo organizime. Familjarët tregojnë se ajo hapte dyert e shtëpisë për veprimtarët, u siguronte strehim, ushqim dhe mbështetje sa herë që kishin nevojë.

“Ajo nuk mendonte për veten. Gjithmonë mundohej të ndihmonte të tjerët. Kjo është ajo që kemi dëgjuar vazhdimisht nga të afërmit tanë”, thot sternipi i saj.

Në vitin 1942, Sabrije Vokshi u angazhua në Kosovë për të ndihmuar organizimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ajo punoi në mobilizimin e grave dhe të popullsisë shqiptare kundër pushtimit fashist.

Një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj ishte pjesëmarrja në Konferencën e Bujanit. Aty ajo foli në emër të grave antifashiste të Kosovës dhe u bë një nga zërat më të njohur të grave shqiptare në atë periudhë.

Përveç angazhimit politik dhe kombëtar, Sabrija kujtohet edhe për idetë e saj përparimtare. Familjari tregon se ajo ishte një grua shumë përpara kohës së saj dhe besonte se gratë shqiptare duhej të kishin më shumë liri dhe më shumë mundësi dhe rol në shoqëri.

Stërnipi i saj thekson :” ajo ishte një ndër gratë e para që kërkoi që gratë shqiptare të hiqnin shamijat dhe luftoi vazhdimisht për të larguar barrierat që kufizonin rolin e grave në shoqëri andaj me gojën plot them se nëna Bija konsiderohet si simbol i gruas shqiptare .

Në monografinë “Atdheu – Nënë Bija dhe familja” të autores Hanëmshahe Ilazi e cila ishte shoqja e ngushtë e nënë Bijes , që ajo me dëshirën më të madhe dhe pasionin më të madh vendosi te shkruante për nënën Bije dhe familjen e saj “ Vokshi “ ku figuren e saj e paraqet si simbol i patriotizmit, sakrificës dhe forcës së gruas shqiptare.

Në këtë libër përmendet edhe thënia e njohur e Nënë Bijës:

“Atdheun e kam tek shpirti dhe shpirtin tek atdheu.”

Kjo fjali vazhdon të kujtohet edhe sot si një nga shprehjet që përmbledh më së miri jetën dhe veprat e saj.

Monografia për Sabrije Vokshin nga shoqja e saj Hanëmshahe Ilazi

Sabrije Vokshi vdiq në Prishtinë më 23 prill 1984. Megjithatë, emri i saj nuk u harrua. Përkundrazi, ai vazhdoi të jetojë në kujtesën e familjarëve, të bashkëkohësve dhe të shumë shqiptarëve që njohin historinë e saj.

Edhe vite pas vdekjes, figura e Nënë Bijës vazhdon të nderohet dhe të përmendet me respekt. Në tubime përkujtimore dhe aktivitete të ndryshme kushtuar figurave historike shqiptare, ku emri i saj përmendet gjithomne si simbol i sakrificës dhe patriotizmit.

Disa muaj më parë, në një tubim përkujtimor ku morën pjesë familjarë dhe personalitete të ndryshme, kontributi i saj u vlerësua me mirënjohje të veçantë.

“Për ne është krenari që emri i saj vazhdon të kujtohet. Dhimbja që nuk e kemi njohur mbetet, por krenaria për veprën e saj është shumë më e madhe. Ajo la pas një histori që do të kujtohet për një kohë të gjatë”, përfundon Milot Vokshi.

Kjo ishte Sabrije Vokshi – Nënë Bija, gruaja që ia kushtoi jetën atdheut dhe që vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare ,duke lënë pas një trashigimi që kujtohet dhe vlerësohet edhe sot .

Albiona Fetahu

Më shumë nga Këndvështrime

  • 17:26Austria thyen rekordin e të gjitha kohërave për temperaturat
  • 20:10Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit