Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Muzli Isuf Berisha, (1916-2008), një figurë emblematike në trevën e Dukagjinit

SM
Sokol Mehmetaj14 qershor 2025 në 08:38
Muzli Isuf Berisha, (1916-2008), një figurë emblematike në trevën e Dukagjinit

Muzli Isuf Berisha, (1916-2008), një figurë emblematike në trevën e Dukagjinit. I lindur në fshatin Pozhar të Deçanit, në një familje atdhetare, jeta e tij u shënua me sfida të vazhdueshme dhe me përkushtim të palëkundur për çështjen kombëtare.

Djalë i vetëm i Isuf Ramës, u rrit në një kohë të vështirë, ku përveç përpjekjes për të mbijetuar, ishin familjarisht nën shënjestër të pushtetit të asajë kohe.

Muzli Isufi dhe e gjithë Familja Berisha ishin të përfshirë në rezistencë, përkrah babait të tij Isuf Ramë Berishës, i cili ishte truproja i Hasan Prishtinës, organizatori i vrasjes së Sheh Boshnjakut, dhe krahu i djathtë i Demë Ali Pozharit.

Demë Ali Pozhari, një lider nacionalist i vendosur për t’i rezistuar dominimit jugosllav dhe padrejtësive të imponuara nga regjimi komunist. Në një kohë kur mbretëronte frika, ku represioni ishte kudo, ku zërat e rezistencës ishin mbytur, ai nuk hezitoi të ngrihej përballë padrejtësisë, tiranisë dhe shtypjes

Familja Berisha mbart në historinë e saj peshën e sakrificave dhe sprovave. Për disa breza, ata kanë duruar shtypje, arrestime, dëbime dhe persekutime. Historia e tyre tregon jo vetëm për rezistencën e tyre, por edhe për vlerat e tyre: solidaritetin, drejtësinë dhe luftën për pavarësi.

Rrëfimet historike zbulojnë brutalitetin e persekutimeve, të tilla si ato ku Stërgjyshin e Demë Ali Pozharit, Ali Rexhën, me të vëllanë Bekën, i vranë në vitin 1876. Gjyshin e Demës, Mehmet Alien, e vranë në vitin 1878, I vranë radhazi vëllezërit e Demës, Metën dhe Rexhen. Djalin e madhë, Miftarin, e ekzekutua. Dy djemtë më të vegjël: Brahimin dhe Afrimim i helmuan. Familjen Berisha e burgosen, për tre vjet radhazi, dhe keqtrajtuan tërë fisin,vazhdimisht me metoda ma barbare, Isuf Ramen e torturuan duke e lidhur për këmbësh me kokë poshtë në bunarë dhe duke e lënë për orë të tëra mes jetës dhe vdekjes. Muzli Isufin e keqtrajtuan për javë të tëra në karrigen elektrike.

Riza Rama, vëllai i Isuf Ramës, ishte një nga luftëtarët trima të betejës së Junikut. Gjatë kësaj beteje ai u plagos rëndë dhe, si pasojë e plagëve, ndërroi jetë në Tropojë. Ai vdiq në prehër të Azem Bejtës, një prej udhëheqësve më të shquar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve.

Sylë Mehmeti Xhaxhai i Demë Ali Pozharit, ishte një ndër luftëtarët besnikë të çështjes kombëtare, i cili mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Regjimi komunist e konsideroi një figurë të rrezikshme për pushtetin. Agjentët e Sigurimit e joshën me mashtrime drejt Liqenit të Vaut të Dejës, ku u vra fshehurazi. Trupi i tij u hodh në ujë, ndërsa vrasja u maskua si një aksident mbytjeje. Ky krim mizor mbetet i pazbardhur dhe është një prej shumë tragjedive të heshtura të kohës së diktaturës.

Megjithatë, kjo vuajtje nuk e shuai kurrë vullnetin e tyre për të luftuar për idealet e tyre. Pavarësisht urisë, varfërisë dhe represionit, familja Berisha vazhdoi të rezistonte, duke e ndarë kafshatën e fundit me djalin e tyre Demë Alin Pozharin.

Persekutimët dhe keqtrajtimët ndaj familjes Berisha, kanë vazhduar deri në vitet ’70-ta. Xhemajl Berishen djalin e dytë të Muzulit e burgosur forcat serbe dhe regjimi komunist për më shumë se pesë vite. Me një vit burg është dënuar edhe djali i tretë i Muzulit, Ukë Berisha.

Familja Berisha ka qenë e njohur për përkushtimin ndaj kauzës kombëtare, dhe ka kontribuar në formimin e një tradite të qëndresës dhe luftës për liri, që ka kaluar nga një brez në tjetrin.

Familja Berisha në luftën e fundit i dha Kosovës dy heronj,dëshmorin : Kadri Berisha dheShkelzen Berisha, të cileti ranë heroikisht ballë për ballë kundër forcave serbe.

Një pjesë e rëndësishme e historisë së familjes Berisha është se, përmes sakrificave dhe angazhimeve të tilla, ata kanë ndihmuar në formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe janë bërë pjesë e historisë së luftës për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve.

Roli i tyre në këtë periudhë është një dëshmi e betejës për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përkundër çdo forme të shtypjes, qofshin ato jugosllave, komuniste apo të tjera.

Familja Berisha, e njohur për trimërinë dhe shpirtin e qëndresës, mishëron shumë më tepër se një simbol të luftës për liri. Është gjithashtu një burim i paçmuar i figurave me ndikim që kanë kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e kombit tonë. Anëtarët e kësaj familje të madhe janë shquar si intelektualë, akademikë, mësues, mjekë dhe shumë profesionistë të tjerë, të cilët, secili në fushën e vet, kanë luajtur një rol kyç në avancimin social, kulturor dhe ekonomik të kombit tonë.

Kontributi i anëtarëve të familjes Berisha dëshmon se trashëgimia e tyre nuk kufizohet vetëm në rezistencën e armatosur, por shtrihet gjerësisht në fusha të tjera jetike si arsimi, shëndetësia dhe ndërtimi i institucioneve demokratike. Nëpërmjet aftësive të tyre profesionale, përkushtimit të palëkundur dhe angazhimit qytetar, ata kanë dhënë një ndihmesë të çmuar në forcimin e shoqërisë, në transmetimin e vlerave të solidaritetit dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në dije, barazi dhe progres.

Me krenari përmenden disa nga figurat më emblematike të kësaj familjeje:

Ali Metë Berisha, burri i odave të Dukagjinit, ishte ndër ata burra të urtë i dalluar për bujari dhe fjalën e mençur që ndihmonte në pajtimin e familjeve në hasmëri, duke ndërmjetësuar me mençuri dhe ndershmëri.

Bajram Rrustem Mehmetaj (Berisha) i njohur si “Baca Lamë”, ishte një figurë e shquar e arsimit dhe veprimtarisë atdhetare. Ai filloi punën si mësues që në moshën 17 vjeçare dhe kontribuoi në arsimimin e brezave të rinj. Në vitin 1981, pas demonstratave studentore, ai u përjashtua nga procesi mësimor për shkak të angazhimit të tij politik. Më pas, ai u angazhua në organizimin e aktiviteteve në mërgim dhe, në vitin 1998, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ahmet Rrustem Pozhari (Berisha) ishte një intelektual dhe veprimtar i shquar. Ai përfundoi studimet në Akademinë e Arteve dhe, si shumë anëtarë të familjes, u angazhua në veprimtari atdhetare. Për shkak të aktiviteteve të tij, ai u përball me persekutime dhe u përjashtua nga puna. Angazhimi i tij ishte i pandashëm nga lufta për liri dhe drejtësi.

Faton Bajram Mehmetaj (Berisha) është një diplomat dhe veprimtar i njohur. Ai u arrestua nga autoritetet jugosllave në vitin 1986 dhe u dënua për spiunazh dhe veprimtari kundër shtetit. Pas lirimit, ai u angazhua në mërgim, ku organizoi aktivitete për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi çështjen e Kosovës. Në vitin 1998, ai iu bashkua UÇK-së për të kontribuar drejtpërdrejt në luftën për liri.

Ibrahim Demë Pozhari (Berisha) është një mjek internist i njohur për përkushtimin e tij në shërbimin shëndetësor. Ai dha një kontribut të çmuar në kujdesin shëndetësor të komunitetit dhe është një figurë e respektuar në fushën e tij.

Maxhun Selimi Berisha ishte një profesor arti dhe veprimtar i shquar. Ai u angazhua në lëvizjen atdhetare që nga vitet e rinisë dhe mori pjesë aktive në demonstratat e vitit 1981.

Sylë Selim Berisha ishte një mjek pediatër i njohur për përkushtimin e tij në shërbimin shëndetësor të fëmijëve. Ai dha një kontribut të çmuar në kujdesin shëndetësor dhe ishte një figurë e respektuar në komunitetin e tij.

Imer Muzli Berisha është një profesor i sociologjisë dhe filozofisë. Ai kontribuoi në fushën e arsimit dhe ishte i angazhuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe analizës shoqërore.

Kjo listë përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të trashëgimisë së gjerë dhe të çmuar të familjes Berisha, e cila vazhdon të ndikojë pozitivisht në jetën kulturore, arsimore dhe shoqërore të vendit.

Rrugëtimi i kësaj familjeje mbetet një shembull frymëzues për të gjithë ata që aspirojnë të kontribuojnë në rritjen e vendit të tyre, duke i qëndruar besnik parimeve të drejtësisë, lirisë dhe barazisë.

Historia e kësaj familjeje, dhë e të gjithë atyre që luftuan për liri, meriton të tregohet, të ndahet dhe të nderohet. Sepse përtej politikës dhe çështjeve të kohës, është kërkimi i drejtësisë, së vërtetës dhe solidaritetit njerëzor.

Këtë histori, na e tregonte shumë shpesh gjyshi nga nëna, Baba Di, siç e quanim ne.

Në këtë ditë, ne nderojmë jo vetëm njeriun që ishte, por edhe trashëgiminë që ai na la, për një ndërgjegje kolektive të zgjuar dhe për kujtimin e një lufte që nuk duhet harruar kurrë.

Më shumë nga Këndvështrime

  • 17:26Austria thyen rekordin e të gjitha kohërave për temperaturat
  • 20:10Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit