Nga:Indira Hoxha
Jam dëshmitare– si edhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi – i gjendjes së mjerë në të cilën ndodhet Kosova sot.
Vuajtje. Dhembje. Pikëllim pa fund për mijëra bashkëkombës. Ankth, parehati dhe zemërim në çdo familje. Jemi duke kaluar nëpër një krizë që lëkund themelet e ekzistencës sonë fizike dhe kërcënon të ardhmen e shtetit.
Dhe po ashtu jam dëshmitare– si të gjithë – i fjalëve dhe veprimeve tuaja si të ashtuquajtur “liderë”.
Po përpiqem, si njeri, si njeri i thjesht dhe profesioniste e shëndetit mendor me përvojë afro pesë dekada, të kuptoj sjelljen tuaj. Por nuk arrij dot. Nuk ekziston asnjë kategori profesionale apo njerëzore ku mund t’ju përfshij.
Ndoshta pyesni pse ju quaj “liderë” me thonjëza? Sepse lideri, si prindi, është ai që kujdeset, udhëheq, mbron. Ju, përkundrazi, nuk kujdeseni për askënd përveç vetes dhe një rrethi të ngushtë përfituesish.
Nuk udhëhiqni, por sundoni për interes personal. Nuk jeni në kontroll të vendit, por të makinës së votave që keni kapur peng.
Gjendja aktuale nuk është faj i qytetarëve. Ata mund të jenë të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe të papërgjegjshëm – si fëmija që nuk di më mirë. Por për këtë ekzistojnë prindërit, liderët – që kanë detyrë të edukojnë, të drejtojnë, të ndërhyjnë kur është nevoja.
Ju, jo vetëm që nuk e bëni këtë, por me heshtjen dhe veprimet tuaja e thelloni krizën.
Prandaj, po ju pyes:
