Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

“Kurti po vë në zbatim Kushtetutën Materiale. Çfarë është kjo?”

RB
Rid Berisha30 gusht 2025 në 15:09
“Kurti po vë në zbatim Kushtetutën Materiale. Çfarë është kjo?”

Kurti po ve në zbatim Kushtetutën Materiale. Çfarë është kjo?

Kur një politikan ve në veprim shtetëror politikën e tij, edhe nëse ajo shkel Kushtetutën formale, kjo mund të quhet zbatim i Kushtetutës Materiale. Ky zhvillim mendoj se po ndodh aktualisht në Kosovë, në rastin e konstituimit të Kuvendit.

Nocioni juridik i Kushtetutës Materiale ka rrënjët e tij në interpretimet e shekullit XIX dhe XX në Gjermani. Një nga autorët më të njohur që ka kontribuar në zhvillimin e këtij koncepti është teoricienti i njohur legalist, Carl Schmitt, e kontributorë të tjerë natyrisht.

A ka Kurti fuqinë të zbatojë plotësisht Kushtetutën Materiale, që ajo të prevalojë mbi Kushtetutën Formale? Çfarë loje po luan ai në këtë rast, nëse ndodhet në këtë skenar? Cilat janë anët pozitive dhe pasojat e këtij veprimi? Ku po e çon kjo vendin? A mund të prodhohet eskalim etnik? A është i projektuar eskalimi etnik për të gëlltitur të gjitha kompromiset për një Kosovë tjetër nga ajo që parashikohet në Planin e Ahtisarit? Pse Kurti dhe, me zhvillimet e fundit, edhe Memli dhe Lumiri, nuk po realizojnë plotësisht modelin e parashikuar nga Plani i Ahtisarit? A është eskalimi i domosdoshëm për të mundësuar një kompromis të ri, që do të sjellë një Kosovë më të ngjashme me Bosnjën, mbase edhe më keq? Cila është e vërteta e këtij lemshi, kësaj zallamhie që nuk gjen shpjegim logjik tek shkolla e mendimit racional? Krejt mendjen e kam me pyetje, pyetje, pyetje. Pse po ndodh kjo?!

Më shumë nga Këndvështrime

  • 16:04E pazakontë, turistët e Mallorkës ankohen për detin e ngrohtë