Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Prandaj kjo sprovë është ftesë për mësim
Nuk është rastësi që Gjykata Speciale në Hagë i ka privuar nga liria: 1.Personalitetin që e zbulloi se ka UÇK (Nëntor 1997 në Prekaxin e Ahmet Delisë), Sulejman Selimin; Nuk është rastësi që Hashim Thaçi si drejtues politik i UÇK-ës; Nuk është rastësi që Jakup Krasniqi zëdhënës i UÇK-ës; Nuk është rastësi që Kadri Veseli drejtues i Sherbimit Informativ të UÇK- së, janë sipas porosisë në burgun e Sheveningenit. Ky realitet ngjanë sepse çarqet rreaksionare janë kah e luftojnë Republikën e Kosovës me të gjitha mjetët. Pra, kur nuk po mundën ta ndalin famën e UÇK-ës; kur nuk po mundën ta ndalin pranimin e shtetit Kosovës nga 119 shtete të Botës; kur nuk po mundën ta kompromitojnë shtetin më proamerikan në glob, çarqet retrogarde po provojnë kompromitimin e luftës më të drejtë për liri dhe pavarësi.Çlirimtarët tanë do të fitojnë, por vuajtjët dhe nënçmimet do mbesin.
Bashkimi Evropian si po dëshmohët nuk është organizatë –trust progresiv, por po dëshmohët se është fjala për luftë të re në rrethana të reja për sfera të interesit. Këtë konkluzë e nxierrim nga fakti se çka u nevoit për t i lejuar vizat Kosovës, por që menjëherë Kosovës iu vunë masat ndëshkuese pa asnjë argument. Prandaj, intelektualë dhe politikanë shqiptarë, mblidhni mendët dhe punoni për shtet e jo për pushtet, dhe interesa meskine. Së këndejmi,po ta hargjonin intelektualët shqiptarë vetëm njëmbdhjetë për qindë të kohës, në punë intelektuale kombëtare, sa kanë hargjuar serbianët për ta bërë Serbinë e Madhe më 1918, shqiptarët sot do ta kishin Shqipërinë Etnike në 125000 kilometra katrorë. Edhe një herë i folëni trurit intelektualë dhe politikanë, madje duhët t u pret ‘sopata’ në një vend, sidomos më 2025. Prandaj, ata patriotë që janë padrejtësisht në Hagë, ju them publikisht se ata janë heronjë, sepse kanë bërë luftë të drejtë. Dhe po mos të ishte lufta jonë e drejtë, nuk do të na ndihmonte NATO kurrë, me asnjë çmim.
Shqiptarët në Kosovë, në fund të shekullit XX-të e bërën shtetin deri në atë masë, sa që filluam të mendojmë se i tejkaluam shekujt. Por, prap armiqësia e brendëshme dhe kundërshtarët e jashtëm i vëjnë shqiptarërt gjatë 25 vjetëve të shekullit XXI, para trekëndshit të varjës, sepse me çdo mjet po hetohën, se “në fund të shekullit kaluar nuk paskanë bërë luftë të drejtë”. Dhe, hetimi filloi po atë minutë kur u largua ushtari i fundit serbian nga Kosova, hetim ai që filloi me moton: “Të zgjatë sa më shumë hetimi, aq më mirë për politikën institucionale paqesore”, për me mbajtur pushtet iluzor siç mbahej. Lidhur me këtë, duke e ndëgjuar advokatin në Hagë që kohë më parë, iu drejtua trupit gjykues atje, fitohët bindja se aty nuk është fjala për drejtësi, por është qëllimi që një popull më e nxierr para historisë si “krimnel”, fakt ky që hetuesëve dhe gjykatësve po u përshtatët detyra e besuar nga BE, sepse paguhën mirë. E vërteta, kjo gjykatë po i heton vetëm shqiptarët, madje vetëm ata që me përkushtim iu qasën luftës së drejt për liri; pra, vetëm prijësit e luftës më të drejtë që është zhvilluar gjatë tërë historisë në Ballkan, që mos të bëhët model për luftë te popujt e robëruar. Pra, kjo gjyaktë vetëvetiu po i bje se është në sherbim të shtrembërimit të historisë.
2.Gjykatë që mbjell frigë në popull sepse seicili shqiptar mund të vihët nën hetime
Privimi nga liria, e të gjithë të burgosurve shqiptarë deri me tash, është përciell me kërcnime dhe me një bastisje që ia kalon bastisjeve të kohës së Rankoviqit në Kosovën, me plotë plagë në trup. Madje, këto krahasime shqiptarët kanë filluar të i shtrojnë publikisht. Shtrohet pyetja, pse kjo gjykatë është kaq e egër dhe kaq e “sigurt”, që po vepron drejtë (!). Është kështu mendoi me logjikën time, sepse jo vetëm ish Jugosllavia totalitare, nga koha e “Librit Kaltërt” 1977, e këndej, i përpiluar nga kreu shtetëror serbian, për ta minuar Kushtetutën e vitit 1974, është kah punohët me qëllim që të krijohët Serbia unitariste, veprim politik ai që pati filluar me kësi turri, qysh më 1981. Por me që iu thyen hundët shovinizmit serbian në Kosovë nga rinia patriotike shqiptare, duke u dakorduar me ide me rininë më rrevolucionare në Evropë. Madje rinia shqiptare do të avansohët në fuqi homerike. E vërteta, “Libri i Kaltërt 1977”, u krijua si ide ilegale me shifër: “tejet sekret”, më 16 janar 1975 me sugjerim të Drazha Maroviqit dhe kishës serbiane. Ndërsa, më 24 qershor 1976, Kryesia e Serbisë e pati themeluar grupin punues, për ta studiuar rrolin kushtetues të Serbisë në federatë, dhe njëherit rrolin konstitutiv të krahinave në Federatë dhe Republikë. Dokumenti u bë material zyrtar ilegalisht më 11 mars 1977, dhe u shpërnda në adresat e zyrtarëve më të lartë republikan dhe krahinor, duke provuar që këtë çështje ta trajtojnë si problem të brendëshëm të Serbisë. Lidhur me këtë, do të lindin disa dilema gjatë rrugës së diskutimit, sepse ekzamplarët e parë “dolën nga binarët” më 1978 dhe me njëherë u shtrua pyetja se: kah po shkon Serbia (lexo fedrata?), në mënyrë që lufta për centralizëm të zgjërohët në nivelet shtetërore, e që kishte për qëllim rinstalimin e ideologjisë A. Rankoviqit në pushtet. Atëbotë, më 1979-80), pas publikimit, nuk mund të ndalej asgjë, për Serbinë. Ky dokuement, që posedohët, është baza më tragjike prej kah i krijua pastaj: “Platforma politike për Kosovë”, e botuar më 17 nëntor 1981. E vërteta, “Platforma Politike për Kosovën 1981”, e hapi mundësinë antikushtetuese, që më 1983 Lidhja e Komunisëve të Kosovës të militarizohët; sepse ishin grumbulluar aq padrejtësi ndaj demonstrantëve shqiptarë, të cilët do të tentojnë të shndërrohën edhe në kryengritës më 2 prill 1981. Prandaj për t e penguar të paktën me një lloj frike, partia i themeloi shtatë (7) brigada, të cilat i kishin nga tri (3) batalone ushtarke, gjithësejtë 21 batalone. Gjithënjë sipas dokuemnetve sekrete, do të thot se 21 batalonte ishin kurdoherë në gjendje alarmi për ta sulmuar rininë kryengritëse shqiptare, e cila po i amortizonte të gjitha sulemt publike dhe ilegale, edhe pse e dinte se do ta paguaj demonstrimin me gjak lirie. Lidhur me këtë, ajo që bjen në sy, se gati te të gjitha brigadat komuniste terroriste, komandantët i kishin serbianë ose malazezë, të cilët në konfidencialitet kishin për detyrë: t i shenojnë siperfaqet tokësore kudo nepër Kosovë, ku do të ndërtoheshin kolonitë e reja sllave. Pra, “Paltforma politike për Kosovën” më 1981 dhe “Mobilizimi ushtrak” më 1983, ishin ndërmarrje antikushtetuese, por që bazoheshin në ideologji staliniste të cilën e përkrahëte tërë Jugosllavia, krejtë me qëllim për ta ndiekur një popull të tërë, ashtu si po ndiqën pjestarët e UÇK-ës sot, në tërë Republikën e Kosovës, ndiekje kjo që përmes rinisë dhe punëtorëve, në rastin e parë kërkohej avansimi i Kosovës në Republikë, duke menduar se emri do ta mposhtë diskriminimin kolonial. Ndërsa, në rastin e dytë, sot (2025) ndiekjet janë bërë dukuri që po dëshmohet se shqiptarët prap janë nën hetime si pjesë e kombit më të nepërkëmbur në Evropë, i cili për Evropën e shekullit XXI, prap po kualifikohët, si dele e zezë.
Për ta krijuar atmosferën që e kishte instaluar UDB në Kosovë gjatë viteve 1945-1966, më 18 janar 1982 do të publikohët si material “Top sekret”, Informata rreth efikasitetit të organeve të punëve të brendëshme në KSA Kosovës, lidhur me zbulimin dhe shkatërrimin e veprave penale 1971-1981, krejtë me prapavi për të “dëshmuar” se: “serbët dhe malazezët janë popull që po ndiqet nga iridenta shqiptare”. Edhe ky dokument posedohët. Dhe, dokumentët që i shënuam, një ditë kur të publikohën, do ta zbulojnë tërë qëllimin e fundit, që e kishte kreu shtetëror serb kundër decentralizimit të fedratës dhe kundër çdo statusi republikan të Kosovës, kërkesë gjithëpopullore shqiptare që aspironte pozitën e Republikës. E vërteta, duke e parë këtë fenomen që po shëndrrohej në dukuri, për ta evituar çdo dielmë J. B. Tito, çështjën e Republikës Kosovës, e kishte shtruar në Polit Byro të KQ LKJ më 20 mars 1967 në Beograd, duke bërë pyetje: “Deri në cilin nivel ka ardhur idea Kosova Republikë”.Dhe, për ta stopuar tërë lëvizjën shtetërore që lajmërohej aty këtu nepër Kosovë, pas Plenumit Brioneve, për avansimin e Kosovës në pozitën e Republikës, më 1986, çarqet serbe do t` i zbulojnë letrat e lojës ilegale të decenjës, me publikimin e Memorandumit, që ishte përpiluar “ekskluzivisht” kinse nga Akademia e Shkencave Serbe, me nxitëje të Kishës dhe tolerim të qarqeve më të larta ushtrake dhe policore të Beogradit. Madje, tërë kjo veprimtari shtetërore do të konstruktohët për të mbielluar frikë në radhët e intelegjencisë dhe puntorisë shqiptare në Kosovë, e cila ishte emnacipuar politikisht, deri në atë masë, sa që Univerziteti i Prishtinës nga frika që po mbillte, do ta marrë epitetin: “Kala e kontrarevolucionit me 50 000 studnetë iridentistë”. (Dokumneti i nënshkruar nga Gjenerali Graçanin më 2 prill 1981).
3.Pushteti i Rankoviqit erdhi në fron në Serbi pa pengesa politike!
Më 1987 S. Millosheviqi erdhi në krye të pushtetit në Serbi. Menjëherë për fillim të epokës së “Jogurt rrevolucionit”, çarqet kishtare serbe, i nxorrën eshrat e Princ Lazarit, dhe i përgatitën për t i shtetitur nepër Jugosllavi, krejtë me qëllim për të treguar se në shtetin e quajtur RSFJ zotëri janë serbianët, ndërsa historia e tyre është “histori e popullit qiellor”. Për këtë aspiratë serbiane, prononcimi ishte publik se: ‘kushdo që angazhohët për avansimin e Kosovës në Republikë, dihet se do të ketë punë me ushtrinë, diplomacinë dhe policinë jugosllave në përgjithësi’. Në këtë mënyrë u krijua: “Programi Jugosllav për Kosovë”, i cili më 16 dhjetor u aprovua nga Dhoma Federative. Ndërsa, më 17 dhejtor 1987, u aprovua nga Dhoma e Republikave dhe Krahinave, me 90 detyra obligative për tëtë Jugosllavinë. Me këtë “Naçertani II”, obligoheshin republikat dhe krahinat që serbëve dhe malazezëve t u krijohën kushtët për një kolonizim masiv në Kosovë, në mënyrë që të ndryshohët struktura e popullsisë. Këtë dokument që e krijoi ekipi prej: Tone Ferenc (Kryetar), Ajsel Barivieva, Nexho Borkoviq, Ante Budimir, Aleksander Vujin, Verica Dudiq, Branko Xhukiq, Ivka Ivkoviq, Tomisllav Knezheviq, Millan Krniq, Jelena Milkoviq dhe Zdravko Shevo. (Dokumenti posedohët). Në këtë ekip nuk është asnjë përfaqsues shqiptar. Po nuk është asnjë përfaqsues nga Maqedonia, sepse çarqet kishtare serbe ishin vënë në armiqësi me Kishën autoçefale Maqedone. E vërteta, ky dokument do të bartët në Kosovë, me që rast Kuvendi i Kosovës në shkurt 1988 do ta aprovojë: “Programin operativ të masave”, me çka i parashtron 36 detyra programore, për rikolonizim. Me këtë program, jo vetëm Kuvendi por edhe Këshilli Ekzekutiv i Kosovës dhe organizata e partisë, obligoheshin që çdo detyrë tjetër ta palsojnë si dytësore, sepse S. Mollosheviqi kishte lëshuar kushtrim: “Për serbizimin e plotë të Kosovës”. Dhe, shansa e plotë e atij synimi që ishte planifikuar në “Librin e Kaltërt” më 1976, që do të shtrohët si detyrë shtetërore në Kosovë, piërisht në fillim të vitit 1989. Ishte ai program, që të kthehet çirilica dhe administrata centraliste, i cila pas 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës, do të drejtohët nga udbashët e Beogradit, sepse ndodhi grusht shteti kushtetues, por që kurrë nuk u kualifikua si i tillë.
Nëse i analizojmë dokumentet zyrtare të Kuvendit Republikës Serbisë, pas aprovimit të Kushtetuts serbe më 1990, rrezulton se “Kosovës dhe Metohisë” i dedikohëshin 62 ligje të aparthejdit, prej të cilave ligji më eklatant ishte ai për ndrrimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe qendrave kulturore, të cilat duhej të ishin sllave dhe me shkronja çirilicë, duke mos harruar ligjet për mbylljën e institucioneve bazike të Kosovës. Në këtë drejtim ishte përpiluar: “Projekti për reforma dhe funksione në organizatat shtetërore në Serbi”, i aprovuar në qershor 1992.Ky realitet i largimit masiv të shqiptarëve nga puna, krahas serbizimit të pushtetit, që po shprehej në formën më të egër koloniale deri në aparthejd, e shpejtoi kohën evolutve të lindjës dhe veprimit të guerliës shqiptare, e cila në proces u transferua në Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Në Kosovë nga dhejtori 1989 ishte LDK dhe disa parti të tjera të vogla shqiptare, të cilat propogandonin se kanë krijuar “pushtet paralel”, për faktin se LKJ ishte shkatrruar në tërësi. Por në esencë, popullsia shqiptare në këtë kohë ishte e obliguar për t` i paguar taksa pushtetit kolonkal serbian,dhe “pushtetit demokratik” të LDK-ës, pa marrë para sysh se politika e kësaj partie ishte paqesore dhe provonte që popullin ta vejë në gjumë, të jetë i diciplinuar dhe “i urtë”, ndaj “gazdallarëve” të Beogradit. Por, për fat një pjesë e popullit nuk mendonte ashtu.
5.Republikat jugollave u larguan me kohë nga federata
Shpallja e pavarësisë nga fedrata nga ana e: Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë, në aspektin psikologjik e forcoi bindjën te forcat idealiste shqiptare që guerilën kryengritëse ta kthejnë në institucion kombëtar, prandaj më 1993/4 guerila do ta marrë epilogun kombëtar të zgjërimit në proces deri më 1 tetor 1997. Gjatë kësaj kohe “partitë institucionale po thuej se nuk mësuan asgjë nga faktori se kur sllavët tjerë nuk mundën të ndahën pa luftë nga Serbia, atëherë shtrohej pyetja: si mundën shqiptarët. Dhe, pas demonstratës stuentore me profesorë për herë të parë, më 1 tetorit 1997, do të debatohët brenda dhe jashtë Kosovës, se ka ardhur koha për luftë dhe paqe, por në çdo hapërim animi se: UÇK duhët të dali në sqenën historike u duk para popullit me 28 XI 1997, me rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Gecit në Prekaz. Pra, patriotizmi po vinte e po avansohej si ide mbi të gjitha idetë. Së këndejmi, Prekazi do të shndërrohët në një qendër kombëtare, prej kah në vijim do të peshohët çdo pjesë e luftës, por që e kishte një qëllim sublim, çlirimin e vendit me amblemën e UÇK-ës, me Adem Jasharin si iadeal që krijoi shkollë historike më 5-7 mars 1998, me një sakrificë ku një familje lufton kundër një shteti.
Lufta e UÇK-ës do të bëhet triumfaliste dhe më e sigurtë kur NATO i filloi bombardimet kundër forcave serbiane më 24 mars 1999, pasi që delegacioni serbian nuk e parnoi Marrëveshjën ndërkombëtare, e ofruar për nënshkrim në fund të dekadës dytë të marsit 1999 në Rambuje. Më 10 qershori 1999 ushtria jugosllave u detyrua para UÇK-ës dhe NATO-s të pranonte kapitullimin e Jugisllavisë Zhablakut, kapitullim ai që u nënshkrua jo në Elez Han, ku filluan negociatat, por në Kuamnovë, aty ku serbianët zgërdhihshin për një shekull, se e thyen rrezistencën shqiptare të Vialjetit Kosovës dhe Manastirit (më 1912). E vërteta, mos gjetaja e nënshkrimit të përfaqsuesit ushtrak të UÇK në dokuemntin e kapitullimit RFJ-ës më 10 qershor 1999, do të thot se Kosova po mbetej me tendencë politike nëse pranohët nga shqiptarët sikurse më 1945: “një koloni moderne”, krejtë me prapavi, për të shpresuar S.Millosheviqi se ka shansa që të kthehet në Kosovë, sërish. Dhe nëse më 1945 popullit liridashës të Kosovës, i printe patrioti Shaban Polluzha me plotë patriotë, por analfabetë, tash më 1999 Kosova kishte plotë Shaban Polluzha me plotë patriotë, por që të gjithë ishin me shkollim të mesëm dhe superior, me fakultete e akademi ushtrake, prandaj nuk kishte shansë se do të na tradhtojnë sërish, do të shprehët Fadil Hoxha, më 30 qershor 1999 në Prishtinë, duke shtuar se: “Jam me Zahir Pajazitin, Adem Jasharin dhe Adem Demaçin nga fillimi.Gabimet dhe iluzionet tona, se po çlirohemi nga nazifashizmi, le t` i analizojë historia. Po mos të harrohët se shkolla dhe trimëria e të rijëve tanë, e bëri lirinë e merituar”.