Ruzhdi Shehu për KRYETAR të Junikut …
… një Histori Suksesi dhe Besueshmërie …
Katër vite më parë, unë dhe shumë të tjerë që e njohim Ruzhdi Shehun prej kohësh, besuam fort se ai do t’i sillte një frymë të re Junikut. Sot, me bindje të plotë e me krenari, them se ai nuk doli vetëm një kryetar i mirë, por një vizionar që i dha jetë një komune që për vite të tëra kishte mbetur nën hije.
Aktivitet e Ruzhdiut i kam njohur qysh në vitet e para të angazhimeve rugoviste, kur për ne politika nuk ishte thjesht pushtet, por mision dhe përgjegjësi kombëtare. Aty ku e njohim njëri-tjetrin prej dekadash, ai ka qenë gjithmonë i njëjti: njeri i drejtë, i ndershëm dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm për vendin dhe për njerëzit e vet.
Në këto katër vite, ai e ktheu Junikun nga një qytezë me mundësi të hapura, në një komunë moderne, me infrastrukturë, zhvillim dhe perspektivë. Me një buxhet modest prej vetëm gjysmë milioni eurosh në vit për investime kapitale, Ruzhdi Shehu arriti të sjellë projekte mbi 10 milionë euro, falë bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Për më tepër, siguroi edhe një investim madhor: një park solar prej 42 milionë eurosh – një hap i madh strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut, por jo vetëm.
Por, përtej shifrave e projekteve, ajo që e bën Ruzhdiun të veçantë është stili i tij i qeverisjes: pa skandale, me integritet të plotë, transparencë dhe me respekt për qytetarin. Për këtë arsye, edhe kundërshtarët e tij politikë e kanë të vështirë të mohojnë punën që ai ka bërë.
Ai ka qenë gjithmonë aty, në çdo sektor të jetës së Junikut – me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe mbi të gjitha, ka ruajtur ndershmërinë e pakompromis, karakterin e fortë dhe lidhjen e ngushtë me qytetarët e tij.