Autogoli i Albinit
Albin Kurti e shtyu vendin drejt zgjedhjeve më 28 dhjetor, me idenë se diaspora do t’i sillte edhe njëherë fitoren VV-së. Data u mendua si “arma sekrete” për të marrë maksimumin nga vota e mërgatës.
Por kjo llogari po kthehet në autogol. Pikërisht në periudhën e fundvitit, kur rrugët Gjermani–Zvicër–Austri–Kosovë mbushen me bashkatdhetarë, në vend do të jenë fizikisht edhe ata që tradicionalisht votojnë trashëgimtarët e Rugovës, strukturat e Thaçit dhe Haradinajt. Diaspora ka shansin më të madh pas luftës që të mobilizohen dhe të votojnë shumë më fort se zakonisht.



